E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër fitore e Liverpoolit, tjetër het-trik i Rodriguez

Liverpooli ka regjistruar fitore të lartë prej 5-2 si mysafir i Fulhamit në takimin e zhvilluar në Craven Cottage.

Porsa filloi takimi (1’), Maxi Rodriguez i solli epërsinë Liverpoolit, ndërsa i njëjti lojtar e dyfishoi atë në minutën e shtatë. Rezultatin e gjysmës së parë e vendosi Dirk Kuyt (16’).

Në pjesën e dytë (57’), Moussa Dembele shënoi golin e parë për vendasit, ndërsa njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, Maxi Rodriguez kompletoi het-trikun e tij.

Luis Suarez shënoi golin e pestë të mysafirëve (75’), ndërsa Steve Sidwell shënoi golin e dytë për vendasit (86’) dhe vendosi rezultatin përfundimtar të takimit.

Kur kanë mbetur edhe dy javë për t`u zhvilluar, Liverpooli gjendet katër pikë larg pozitës së katërt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›