E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani kërkon edhe Kupënnë Palermo për finalen

TIRANE-Milani, nuk mund të shkojmë në Palermo për të bërë një ndeshje të shëmtuar. Dy ditë pas festës dhe dollive të ngritura për titullin, trajneri i Milanit Masimiliano Alegri kërkon nga skuadra që të përqendrohet maksimalisht në ndeshjen e nesërme me Palermon, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Barazimi 2-2 në ndeshjen e parë e bën disi më të vështirë punën. “Kupa është objektivi i fundit dhe rezultati i ndeshjes së parë në penalizon, por ne do të përpiqemi”, deklaroi Alegri. Për takimin në Siçili, në dyshim është Zllatan Ibrahimoviç, ndërkohë që Kevin Prins Boateng do të mungojë.
Palermo
Ndërkohë, Palermo shpreson të arrijë finalen e Kupës së Italisë, kur të përballet të martën në mbrëmje me Milanin në gjysmëfinalen e kthimit. Barazimi 2-2 në “San Siro” i bën favoritë siçilianët, ndërsa presidenti Mauricio Zamparini beson te diçka tjetër. “Shpresoj që Milani të jetë pak i dehur nga suksesi në kampionat, - deklaroi kreu i Palermos. – Kampionatet do të vazhdojnë, por ndeshja e nesërme ka shumë rëndësi për Palermon, pai duam të shkruajmë historinë, duke shkuar në finale të Kupës”, shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›