E Shtunë, 31 Tetor 2026

Helsingborgu i Gashit, kampion i Suedisë

Nga Express më 26 shtator 2011 në ora 11:34

Helsingborgs është kampion i ri i Suedisë. Ekipi i Adrian Gashit e siguroi titullin e më të mirit tri xhiro pa përfunduar kampionati suedez, Allsvenskan.

Pas 27 xhirosh të zhvilluara, fituesi i fundit i Kupës së Suedisë ka grumbulluar 61 pikë, 10 më shumë se i dyti në tabelë, AIK.

Mesfushori kosovar dha kontribut të çmueshëm në sukseset e fundit të Helsingborgut, ndërsa nuk është i sigurt nëse do të mbetet në futbollin suedez edhe sezonin e ardhshëm. Ndërkohë, nga liga ka rënë Halmstadi i Anel Raskajt, Kujtim Balës e Liridon Selmanit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›