E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër incident në Gjirin e Meksikës

Një tjetër incident, këtë radhë në tubacionin e transportimit të gazit natyror në Luisana rrezikon të shtojë ndotjen në Gjirin e Meksikës.

Sipas rojes bregdetare të SHBA-së një tub ka shpërthyer në brigjet e Luizianës dhe rrjedhja e gazit në ujërat e Atlantikut i bashkohet “njollës së zezë” të shkaktuar nga shpërthimi i naftës prej pusit të “BP”, që prej disa muajsh po përpiqet të vendosë nën kontroll katastrofën ekologjike.

Ende të paqarta shkaqet e incidentit, ndërkohë që autoritetet po punojnë për mbylljen e shpejtë të rrjedhjes së gazit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›