E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjetër ish- i përndjekur tenton të vetëdigjet, ndërhyn në kohë policia

Tiranë- Pas dy ngjarjeve tragjike që ndodhën para pak ditësh, një tjetër ish- i dënuar politik ka tentuar të vetëdigjet me benzinë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes, ndërsa mësohet se Gani Aliaj, i cili nuk ishte pjesë e grevës, ka tentuar të vetëdigjet, por është ndaluar në kohë nga forcat e policisë.

Ish- i burgosur i është lagur me benzinë, por forcat e shumta policore që ndodhen aty kanë ndërhyrë duke moslejuar që të ndodhë i njëjti veprim siç ndodhi me Gjergj Ndrecën dhe Lirak Bejkon.

Ai është shoqëruar në komisariat dhe po merret në pyetje, ndërsa ka patur një reagim edhe nga Shoqata e të Burgosurve Politikë. Kreu i saj ka kërkuar të merren masa pasi ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme do ketë të tjera djegie me benzinë.

Ndërkohë sot ish-të burgosurit politikë në ditën e 20-të të grevës së urisë pak minuta para nisjes së seancës parlamentare, protestuan para Kuvendit.

Me thirrjet e tyre ata i bënë apel qeverisë shqiptare të mos heshtë para aktëve të vetëflijimit të grevistëve të urisë. Teksa i kërkuan kreu të LSI-së, Ilir Metës të tërhiqet nga koalicioni qeverisës të kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›