E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tjeter shperthim ne Mitrovice

Një shëprthim tjetër ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Mitrovicë. Policia njofton se një mjet shpërthyes është vendosur nën një automjet, pronë e një qytetari serb 38-vjeçar, i cili u bë kështu për herë të dytë objekt sulmi.

Rreth orës 02:35 një banor, punëtor i furrës së bukës “Mini Pani”, ka njoftuar për shpërthimin e fuqishëm të regjistruar në automjetin e parkuar para dyqanit në rrugën “Sutjeska”, në veri të Mitrovicës.

Vetura tip “Pikap Diabllo”, e cila ishte objekt i sulmit, është në pronësi të pronarit të furrës “Mini Pani”, dyqan ky që në janar të këtij viti ishte sulmuar nga persona të armatosur.

Në bazë të raporteve të para Veriu i KosovësSulmi në veri, pranga autorit serb Sulmet në Mitrovicë nuk ndalenKreu i KFOR: Siguria, ende e cënueshme policore mësohet se mjeti shpërthyes është vendosur nën automjet, në pjesën e parme të tij, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturë, si dhe në një lokal aty pranë, xhamat e të cilit janë dëmtuar. Për fat të mirë nuk është raportuar për persona të lënduar.

Sigurimi i vendit të ngjarjes është bërë fillimisht nga njësitë e stacionit verior, ndërsa mbikëqyrjen dhe mbledhjen e provave materiale e kanë bërë njësitë përkatëse hetimore të drejtorisë rajonale në Mitrovicë.

Rasti është regjistruar si vepër penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa prokurori i shtetit në prokurorinë themelore në Mitrovicë është informuar lidhur me detajet e rastit të regjistruar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›