E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndal sepatave dhe sharrave ne Dajt

Parku Kombëtar i Dajtit do të ketë tashmë një Komitet Menaxhimi, të përbërë nga drejtuesit e tij, përfaqesues të Ministrisë së Mjedisit, komunave dhe operatorët e biznesit që ushtrojnë aktivitet.

Administratori i ri i Parkut Kombëtar deklaroi se cdo vendimmarje tashme do te behet nga ky komitet, nderkohe qe nuk do te tolerohen me prerje te drureve nga banore te zones,qe i tregtojne ato apo nga bizneset ne kete siperfaqe te parkut.

Ne nje takim zhvilluar u ngrit shqetesimi i mungesës së infratrukture ne Parkun Kombetar te Dajtit. Por nga ana tjeter u diskutua ne lidhje me lokalet e ndertuara pa leje te cilen nuk paguajne asnje takse  ne kete park nderkohe, qe edhe e ndotin ate. Sipas Drejtorit te Pergjithshëm të Minisrisë së Mjedisit këto lokale ose do te legalizohen ne baze te ligjit ose disa prej tyre edhe do te mbyllen.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›