Tjetër “shuplakë” Strasburgu Shqipërisë!

Reforma në drejtësi, përfshi procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve, ka qenë lajtmotiv i viteve të fundit në Shqipëri. Nga njëra anë ka qenë imperativë integrimi. Nga ana tjetër dëshmi dështimi.
Një sërë vendimesh të Gjykatës së Strasbourgut kanë theksuar pikërisht këtë fakt. Nisur me rastin Sevdari kundër Shqipërisë, vijuar me Selimi kundër Shqipërisë e më së fundmi Papandile kundër Shqipërisë.
Strasbourgu vë në dukje një të metë thelbësore në gjykimet e vetingut- shkelje të së drejtës për jetë private plus aplikim jo proporcional të ndalimit prej 15 vitesh për të ushtruar një funksion në sistemin e drejtësisë. Kjo e fundit, me rastin Papandile kundër Shqipërisë përbën një shuplakë ndaj arbitraritetit të institucioneve të vetingut. Mesazhi është i qartë: dikush që me vullnet kërkon vijimin e procesit të rivlerësimit, nuk i shmnaget atij e madje vijon të mbetet subjekt i sistemit të drejtësisë, nuk mund të penalizohet.
U deshën gati 10 vjet që të arrihej një përfundim i tillë. Ndërkohë Shqipëria është palë në mjaft raste të tjera që presin shqyrtim pranë GJEDNJ. Referuar praktikës së konsoliduar të kësaj të fundit, me shumë gjasa, një veting drejtësie do të rezultojë në thjesht një veting partiak. Heqim ata që na anatemojnë e lemë ata që na heqin burgun. Thënë kjo, vjeshta që vjen mbart supriza- si në kuptim të vendimmarrjeve të ardhshme të GJEDNJ-së, ashtu edhe në kuptim të finalizimit të disa hetimeve kyçe të liderëve shtetërorë. Pak, por e sigurtë: kjo vjeshtë, i përket tërësisht gjyqësorit!