Tjetër tërmet në Itali, të paktën 10 të vdekur

Tronditja e të martës mendohet të ketë qenë 5.8 ballëshe dhe goditi të njëjtin rajon ku një tjetër tërmet i rënë dhjetë ditë më parë vrau 7 persona dhe shkatërroi shumë ndërtesa.
“Rai” raporton se dy persona janë vrarë në San Feliçe dhe një në Mirandola. Forcat e shpëtimit po punojnë për nxjerrjen nga gërmadhat të katër punëtorëve në Mirandola. Po ashtu, raportohet se tronditjet janë ndjerë edhe në Milano e Bolonja.
Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte 40 km në veri të Bolonjës dhe 60 km në lindje të Parmës, në një thellësi prej 9.6 km, raportoi “Reuters”-i. Tronditjet u ndjenë në orën 09:03 me orën lokale.
/Start/F. Prroni/
2012-05-29 11:03