Gjirokastër, kapen kuintalët e radhës të drogës

Droga po transportohej me pesë mushka në një mal në zonë, teksa pesë personat shoqërues u shpallën në kërkim.
"Lënda narkotike u bllokua në malin e Sopotit, pranë kufirit administrativ Gjirokastër-Delvinë", thuhet në komunikatën e policisë. Policia bëri me dije se lënda narkotike ishte e llojit kanabis sativa, e ngarkuar në tetë çanta në samarët e pesë mushkave.
"Pesë personat, që të gjithë të identifikuar, u shpallën në kërkim, pasi u larguan nga vendngjarja", specifikon policia. Mësohet se aktualisht policia po punon për ndalimin e transportuesve./Start/
2012-05-29 13:20