Tkurrja e PD-së dhe fjalori fyes
Sipas rezultatit zyrtar të zgjedhjeve të fundit, vetëm 610 mijë shqiptarë votuan për PD-në, ndërkohë që sipas INSTAT-it, numri i shtetasve 18 vjeç e lart të pranishëm në Shqipëri ishte 2.25 milionë. Pra, po t'i besojmë rezultatit zyrtar të zgjedhjeve dhe INSTAT-it, del se vetëm 27% e votuesve të pranishëm në Shqipëri ia dhanë votën PD-së, ndërkohë që 33% nuk votuan fare. Krahasimisht, në vitin 1992, pothuajse 60% e votuesve të pranishëm në Shqipëri votuan për PD-në. Në mungesë të studimeve statistikore rreth dinamikës së elektoratit në Shqipëri, shpesh është hamendësuar nga opinionistë shqiptarë se një ndër faktorët që ka kontribuar në këtë përgjysmim të peshës elektorale të PD-së është edhe përdorimi i fyerjeve publike nga kryetari i saj dhe bashkëpunëtorët e tij. Dhe tani që një fushatë e re elektorale po na troket në derë, mbetet të shihet se sa do t'i marrin parasysh Berisha e kompani shifrat dhe hamendjet e mësipërme. Pra pyetja është, nëse ata do të vazhdojnë ta përdorin fjalorin fyes që kanë përdorur në të gjitha fushatat qysh nga fillimi i pluralizmit.
Duke u kthyer te fillimet e pluralizmit, mund të them se sulmet fyese që i bënim atëherë ne, demokratët, udhëheqjes së shkërmoqur komuniste, na jepnin kënaqësi të veçantë. Dhe kënaqësia ishte si për ne që mbanim fjalime, ashtu edhe për ata që na dëgjonin. Kjo kënaqësi kishte një shpjegim shumë të thjeshtë; pas 45 vitesh të gjata të regjimit komunist po na jepej më së fundi rasti që derrin ta thërrisnim me emrin e tij të vërtetë, në vend që ta quanim dajë. Ndoshta pikërisht nga ky efekt emocional, sulmi ynë kishte jo vetëm vlera emocionale; ai përkthehej në më shumë vota të hedhura për ne. Parë nga ky këndvështrim, ishte racionale që sulmi verbal ndaj kastës komuniste të përdorej si një element elektoral plotësues i strategjisë sonë për ardhjen në pushtet. Dhe në fakt, duke parë edhe mënyrën se si u zhvilluan ngjarjet në shtetet e tjera ish-komuniste, mund të hamendësohet se diskreditimi që iu bëmë udhëheqësve komunistë shqiptarë ndikoi jo pak për ta renditur PD-në si forcën e djathtë me rezultatin më të lartë elektoral në Europën Lindore deri në fund të vitit '92. Me kalimin e viteve, disa nga ne që sulmuam ashpër udhëheqësit komunistë, u kthyen në jetën private, disa krijuan parti të vogla që nuk patën shumë sukses, ndërsa të tjerë, me Berishën në krye, mbetën te PD-ja. Po kështu, edhe elektorati ynë i vitit 1992, i cili ishte goxha i madh, ndoqi rrugën tonë. Disa votues i kthyen kurrizin politikës, disa u bënë mbështetës të partive të vogla, ndërsa të tjerët i mbetën besnikë PD-së. Sidoqoftë, një pjesë e votuesve të dikurshëm të PD-së, që sot nuk votojnë, mund të ishin rikthyer në kutitë e votimit, në qoftë se PD-ja do të kishte përdorur me finesë të gjitha mjetet e mundshme të një sistemi demokratik për të argumentuar me fakte të metat e kundërshtarëve politikë. Por në vend të kësaj përqasjeje, e cila është normale për çdo parti serioze në një sistem demokratik, Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë parapëlqyer përqasjen tjetër; ata i kanë shpenzuar energjitë kryesisht për të krijuar dhe shpërndarë epitete fyese për kundërshtarët, duke harruar kështu se taktika e sharjeve vlen vetëm për të energjizuar mbështetësit besnikë, ndërkohë që mban larg votuesit më të rëndësishëm, të lëkundurit. Shembujt e mëposhtëm janë ndër të shumtët që ilustrojnë këtë përqasje të gabuar të PD-së.
Pas daljes nga burgu në vitin 1997, Fatos Nano etiketohej nga Berisha e bashkëpunëtorët si "kryekusar", dhe pas vrasjes së Azem Hajdarit, si "kryevrasës" i tij. Përdorimi i epitetit të parë ishte problematik, sepse votuesit e lëkundur nuk ishin plotësisht të bindur që procesi gjyqësor kundër Nanos kishte qenë i drejtë. Ndërsa për epitetin e dytë, vetë Berisha pranoi katër vjet më vonë se kishte qenë krejt i pabazë. Një sulm më i sofistikuar që Berisha dhe bashkëpunëtorët e tij mund të kishin përdorur atëherë, do të kishte qenë si ky që vijon: "Nga informacionet që disponojmë, kemi arsye të dyshojmë se Nano ka shpërdoruar dhe vazhdon të shpërdorojë fondet publike, dhe se ai mund të ketë qenë organizatori kryesor i vrasjes së Azemit". Në atë rast, votuesit e lëkundur mund ta kishin marrë mundimin të dëgjonin se ç'argumente do të sillte PD-ja. Pra, do të ekzistonte shansi që të konvertoheshin në mbështetës të saj. Ndërkohë, mbështetësit besnikë do të kënaqeshin vetëm me faktin që Nano po sulmohej. Me fjalë të tjera, do të zbatohej ajo këshilla e urtë që i sugjeron qengjit të bëhet i butë, që të pijë qumësht nga dy nëna. Më pas, një tjetër kundërshtar politik u bë objekt i akuzave të rënda të Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Ky ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, të cilit udhëheqësit demokratë i vunë etiketa nga më të skajshmet, si: "kryelavatriçe e parave të pista të Ballkanit", "bashkëpunëtor i vrasësve me pagesë" etj. Edhe në këtë rast, një sulm i tillë pa dyshim që i eksiton mbështetësit besnikë, por nuk afron votuesit e lëkundur. Ndërkohë, një sulm i sofistikuar mund të ketë shanse t'ua mbushë mendjen këtyre votuesve se Edi Rama nuk është ndoshta aq i pastër sa ç'pretendon të jetë. Pra, mund të shtohen gjasat që, përveç mbështetësve të përhershëm, PD-së t'i shtohen edhe disa të tjerë të lëkundur. Dhe votat e këtyre të fundit, ndonjëherë, vlejnë shumë. Sidomos në garat e barabarta elektorale, ku edhe një numër i vogël votash plus mund të vendosë fatin e zgjedhjeve.
Shembuj të tillë mund të gjenden pafund në ditarin politik shqiptar të 20 vjetëve të fundit. Gjithashtu, të shumtë janë edhe artikujt që i kanë sugjeruar Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij të heqin dorë nga fjalori fyes. Por, fatkeqësisht, sugjerimet e këtyre artikujve s'kanë pasur ndonjë sukses të madh. Sidoqoftë, kjo gjë nuk më ndalon mua të uroj sot në prag të fushatës së re elektorale, që si Berisha, ashtu dhe bashkëpunëtorët e tij ta kuptojnë sa më shpejt se taktika e sharjeve nuk mund t'u shërbejë as atyre personalisht, e as PD-së. Dhe më tej, uroj që ata ta kuptojnë se shndërrimi në politikanë të sofistikuar, përveç të mirave që mund t'i sillte partisë së tyre, do të ndikonte në normalizimin e politikës shqiptare; gjë që shumica e shqiptarëve dhe aleatëve tanë euroatlantikë kanë kohë që e presin.