E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, zbulohen66 kg eksplozivPKK-ja e dyshuar

ANKARA- Një sasi prej 65 kilogramë eksploziv është zbuluar sot në juglindje të Turqisë. Forcat turke të sigurisë zbuluan sasinë e eksplozivit të fshehur në një makinë dhe thonë se do u shërbente rebelëve kurdë për atentate në perëndim të vendit.

Eksplozivi ishte fshehur në rezervuarin e makinës, e bllokuar në hyrje të Diarbakirit, qyteti më i madh në juglindje të Anadollit dhe i banuar kryesisht nga kurdë.

Tre persona të dyshuar, të cilët mendohet të jenë anëtarë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, PKK, e konsideruar si organizatë terroriste nga Ankaraja dhe nga shumë vende, janë arrestuar.

Eksplozivi do të dërgohej drejt qyteteve të mëdha në perëndim të vendit për të kryer atentate shumë të mëdha, thanë burimet e sigurisë turke

Zbulimi ndodh ndërkohë që PKK-ja ka shpallur një armëpushim të njëanshëm të luftimeve gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, që filloi më 11 gusht, siç ka bërë edhe më parë. Armëpushimi mendohet të zgjasë deri më 20 shtator.
PKK-ja lufton për autonominë e rajonit kurd. Konflikti, që vazhdon që prej vitit 1984, ka shkaktuar, sipas ushtrisë, të paktën 45 000 të vdekur.
(s.g/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›