Tmerr në Gjermani, masakron gruan para fëmijëve

Orhan Sircasi më pas hipi në çatinë e shtëpisë me kokën e viktimës në njërën dorë dhe një thikë në tjetrën. 32-vjeçari me origjinë turke bëri rezistencë edhe ndaj policisë, duke tentuar t’i godasë me thikë e gjithashtu edhe me kokën e prerë të bashkëshortes.
Oficerët e policisë kanë gjetur në apartament trupin e masakruar të gruas, së bashku me 6 fëmijë të moshës nga 1-10 vjeç.
“Fëmijët ishin në një gjendje të tmerrshme. Ai i detyroi të shikonin kur po i vriste nënën dhe po e priste në copa”, shprehet një fqinj për ‘Tagesspiegel’.
Ishin fqinjët ata që lajmëruan policinë në orët e para të ditës së hënë, kur dëgjuan britma në shtëpinë e Orhan Sircasi.
Fëmijët tashmë janë nën kujdesin e psikiatrit, ndërsa i ati është i akuzuar për vrasje.
Mësohet se 32-vjeçari ka qenë gjithmonë i dhunshëm dhe ka precedentë në polici për zotërim droge.