Tmerri ne syte e familjareve
Artan Cena
"Ju lutem, a mos keni degjuar kete emer, a e dini se kush e ka listen e te plagosurve, ku ndodhen ata qe jane plagosur, atje....". Kjo eshte fraza me permendur ne Spitalin Ushtarak dje, qe nga ora 12:15, e nuk i dihet se deri kur. Qindra njerez dhe dhjetera forca policore kane zaptuar te gjithe zonen e urgjences se spitalit dhe secili nga njerezit qe ndodhej aty priste me ankth personin qe do te zbriste nga autoambulanca, apo nga helikopteri. Njerez qe qajne, femije qe kerkojne te afermit, autoambulanca qe ne cdo pese minuta sjellin te plagosurit, te cilet me pas i marrin ne dorezim mjeket, infermieret te gjithe ne gatishmeri per te perballur fluksin e plagosurve. "Deri me tani, kemi 80 te plagosur, por nuk e dime se sa jane te vdekurit, pasi nuk po merremi me listat", thote me nxitim nje mjek, i cili eshte duke shoqeruar nje te plagosur, qe kishte plage te shumta ne te gjithe trupin. Por, asnje njeri nuk kishte kohe per te kthyer nje pergjigje te sakte dhe te plote, pasi asnje nuk dinte me shume sesa flitej aty.
Gadishmeria nr. 1
Qindra njerez, me lot ne sy shoqeronin skenat e llahtarshme nga pasojat e shperthimit ne repartin e Gerdecit. Nje punonjes i spitalit, me nje mikrofon ne dore, lajmeron per personat qe ndodhen te shtruar aty, qe jane ne gjendje te ndryshme shendetesore. Lotet nuk u ndahen te gjithe familjareve prezente. Pyesin e kerkojne te afermit, pasi ende nuk dihen se ku jane. Por kjo situate nuk eshte vetem ne ambientet e spitalit. Te gjithe njerezit te fiksuar ne ekranet e televizioneve, ndjekin ngjarjet, nderkohe qe te shumte jane ata qe ne kembe i jane drejtuar Spitalit Ushtarak, ku kerkojne te takojne te aferm te tyre, qe mund te jene te plagosur. Makina me targa qe nga Saranda e deri ne Tropoje, por dhe nga Kosova hyjne dhe dalin nga territori i Spitalit Ushtarak, ku cdo gje eshte ne gatishmeri numer 1. Te gjithe pavijonet ngjitur me urgjencen jane boshatisur menjehere per te sistemuar te plagosurit nga shperthimi, qe jane te shumte ne numer. Policia e ndodhur aty, nuk linte njeri te afrohej, me qellim qe mjeket t'u jepnin ndihmen e nevojshme te demtuarve.
Te plagosurit
Uniforma te shumta policie, te vendosura ne te gjithe rrugen, e kane pasur te veshtire te bllokojne njerezit dhe median qe te mos afrohen ne hyrjen e urgjences se spitalit. Njerez me kembe te vena ne fasho, koke te lidhura dhe kembezbathur dilnin nga hyrje te ndryshme te spitalit, nderkohe qe policia pastronte menjehere vendin ku duhet te zbriste helikopteri, i cili transportonte te plagosurit rende. Kjo kategori nuk mund te levizte me ane te ambulancave, per shkak te plageve. Per 30 minuta ne Spitalin Ushtarak kane mberritur tre te plagosur rende, te cilet kane marre ndihmen e pare dhe me pas kane kaluar ne repartin e reanimacionit. Nuk kane te pushuar sirenat e ambulancave, nderkohe qe njerezit vijne te bluzat e bardha, me mjete te ndryshme private. Ne nje moment ne urgjence mberrin nje furgon i mbushur me te plagosur, duke shokuar te pranishmit, pasi disa prej tyre renkonin nga dhimbjet. Situate emergjence jo vetem ne Spitalin Ushtarak, por ne te gjithe Shqiperine. Ndersa largohemi, nje familje nga Kosova afrohet dhe kerkon te dije, nese kishim degjuar mbiemri Daska, pasi nje i aferm i tyre ishte duke udhetuar ne autostrade ne momentin e shperthimit. Por askush nuk mundi t'i jape pergjigje....