E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si i solla te plagosurit e pare ne spital"

Baftjar Meci, shofer i nje furgoni, qe ka qene ne momentin ne vendin e ngjarjes tregon per "Koha Jone", se si e ka pare gjendje vetem pak momente pas shperthimit. Si i mori dhe i solli ne spital 4 te plagosurit e pare dhe ndihma e dhene per ta.
Ku ishit ne momentin qe ka ndodhur shperthimi?
Isha duke udhetuar me makinen time, furgon, ne drejtim te Rinasit. Sapo kam kaluar kthesen e Kasharit, duke hyre per ne rrugen qe te con ne aeroport, kam degjuar nje shperthim, i cili me levizi makinen nga vendit. Kam pare tymin, i cili arriti menjehere majen dhe flaket.
Por, pas ketij momenti, cfare bete ju?
Sapo kam pare kete shperthim, jam nisur ne drejtim te fshatit, pasi e dija qe aty kishte depo ushtarake dhe njerez qe punonin, pasi une banoj ne fshatin ngjitur, ne Peze. Jam nisur me shume shpejtesi ne drejtim te depove. Kam pare qe te gjitha xhamat ne kete zone ishin thyer.
Si u niset atje?
Kam pare njerez qe vraponin, kerkonin ndihme. I pyeta e me thane se ka ndodhur nje shperthim te depot. Kam shkuar atje dhe nuk dija c'te beja. Kam pare shume demtime, dhe nuk e di se sa te plagosur apo viktima mund te jene.
Po rruges, kishte makina qe po shkonin drejt vendit te shperthimit?
Gjate rruges kam pare nje furgon policie, i cili i kishte te gjithe xhamat e thyer dhe te gjithe efektivat qe ndodheshin ne te kishin dale jashte. Ishin te gjithe te plagosur. Nuk munda t'u jap ndihme ketyre, pasi nuk e dija se sa ishin te plagosur. Kam udhetuar ne drejtim te zones se shperthimit. Atje kam pare tragjedine.
Po me pas?
Kam marre kater personat e pare qe kam pare aty, qe ishin ne gjendje te rende. I kam ngjitur vetem ne furgon dhe me shpejtesi jam nisur ne drejtim te spitalit. Gjate rruges kam pare qe po shkonin makinat e para te policise dhe ambulancat. Per me pak se pese minuta kam qene ne Spitalin Ushtarak, ku gjithcka ishte ende e qete. Me pas, te gjithe u vune ne gatishmeri. Kam sjelle te plagosurit e pare, qe kane ardhur ne kete spital dhe tani nuk e di ne c'gjendje shendetesore jane.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›