E Hënë, 2 Nëntor 2026

Toka e frutave në Gjirokastër, Ish-agronomi kultivon 12 lloje pemësh frutore

Foto Zëra ka mbi 50 vite të jetës së tij që ia ka përkushtuar bujqësisë dhe në veçanti pemëtarisë. Çdo ditë  ky  71 vjeçar i drejtohet tokave të tij  në Topullaraj të Gjirokastrës ku ka kultivuar rreth 12 lloje të ndryshme pemë frutore. Sipas tij muaji tetor është vendimtarë në prodhimtarin e vitit që vjen, çdo pemë do kujdes të madh.

“Prej 50 vitesh kam mbjell që nga qershia e deri tek hurma”, u shpreh fermeri Foto Zëri.

Kjo është një traditë familjarëve që Foto e ka ndjekur deri në ditët e sotme. Nevojat e mbështetjes së fermerëve me anë të subvencioneve janë të mëdha, për këtë fakt fermeri drejton një apel.

“Ligji që kanë nxjerrë Ministria e Bujqësisë për dhënien e subvencioneve është e padrejtë”, u shpreh ai.

Foto Zëra investon kohën dhe energjinë e tij në rreth 7 dynym tokë ku përveç kënaqësisë që merr nga prodhimet e shumta ka ditur më së miri i menaxhoj resurset natyrore duke promovuar kështu edhe zhvillim të qëndrueshëm.

Gazetare: L. Koçiu 

/RTSH/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›