E Diel, 1 Nëntor 2026

"Toka nen kembe i rreshket Berishes dhe shqiptareve"

Partia Socialiste ia faturon rreshqitjen e dherave ne vende te ndryshme te Shqiperise, kryeministrit Sali Berisha. Akuza u be dje nga sekretari per Mjedisin ne seline roze, Besnik Bara, i cili tha permes nje deklarate per shtyp se "toka nuk po i rreshqet nen kembe vetem Sali Berishes, por gjithe shqiptareve per shkakun e Sali Berishes". Sipas tij, rreshqitja e tokes ne vend tashme eshte bere lajm i perditshem frikesonjes. Ai theksoi se ne cdo cep te vendit njerez te tmerruar ankohen por nuk degjohen per shtepite e cara e te shkaterruara, pasurite e rrenuara nga rreshqitjet jane te kudondodhura, nga Tropoja ne Rradhime e Kakome, nga Corovoda ne Shkoder, nga Librazhdi ne Currila te Durresit, nga Puka ne Korce, nga Mirdita ne Pogradec, nga Kavaja ne Sarande. "E tere Shqiperia eshte ne gjendje alarmi. Asnje analize e Qeverise nuk eshte bere per kete situate alarmante. Investimet anti-erozion jane te paperfillshme dhe krejt te padukshem", vleresoi Baraj. Ai apeloi ndaj Kryeministrit qe te ndihmoje shqiptaret te mos u ike toka nga kembe dhe shtepite t'u rikthehen ne gjendjen e meparshme. "Merruni me keto probleme se e keni ju per detyre si Qeveri. Merruni me rreshqitjen e tokave ne Ruzhdije dhe mos ndalo hapjen e kutise se saj", apeloi deputeti i Partise Socialiste. Sipas tij, "Shqiperia dita dites rreshqet, Saliu e Qeveria rrine te qete".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›