Toka të papunuara në qarkun Shkodër, specialistët e bujqësisë të shqetësuar për mungesën e krahut të punës

Sipërfaqet e mbjella në qarkun e Shkodrës nuk janë në nivelin e duhur, pasi një pjesë e konsiderueshme e tokave bujqësore mbeten të pashfrytëzuara. Kjo situatë vjen kryesisht si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, ndërsa fermerët aktivë janë kryesisht të moshave të treta dhe zotërojnë sipërfaqe të kufizuara toke. Këtë problematikë e bën të ditur specialisti i Drejtorisë së Bujqësisë në Shkodër, Sherif Brahaj.
Kujtim Garubi një prej fermerëvë të Kosmaçit tregon se “pjesa më e madhe e rinisë së fshatit pothuajse është larguar ndaj të moshuarit e kanë të pamundur që ti kushtohen bujqësisë”.
Qarku i Shkodrës njihet si një nga qarqet me potencial dhe prodhim të lartë bujqësor në vend. Tokat pjellore, klima e favorshme dhe burimet e pasura ujore krijojnë kushte ideale për kultivimin e kulturave të ndryshme bujqësore, veçanërisht perimeve, frutave dhe foragjereve.
Gazetar: M. Rakaj
/rtsh.al/