E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Cruise i shkruan letër ish-bashkëshortes, Kate Holmes

katie_holmes_and_tom_cruiseTom Cruise i ka shkruar një letër të përzemërt Katie Holmes një vit pas ndarjes.

12-muaj pas ndarjes, shoqëria e Tom thotë se ai ka ndërmarrë një hap befasues duke i shkruar ish-bashkëshortes në përpjekje për të rindezur shoqërinë mes tyre.

Ai ka shkruar një letër emocionale. Mendoj se këtë ai e ka bërë për shumë arsye. Duket se përfundimisht ai e ka kuptuar se Katie është dashuria e jetës së tij. Ishte i shokuar kur ajo e la edhe pse ai i kishte injoruar shenjat e tilla si merzia e Kates, por në fund Tom ka kuptuar arsyet pse ajo përfundoi gjithçka, ka thënë një burim për revistën britanike Look.

Po sipas burimit, Tom vendosi ti shkruante pasi e dinte se ajo nuk do ti përgjigjej në telefon.

Ndërkohë duket se përpjekja e Cruise ka pasur efekt tek 34-vjeçarja, qe pasi sipas burimeve ajo është prekur shumë nga letra e 51-vjeçarit.

Çifti u shkurorëzua në korrikun e vitit të kaluar, kurse vajza Suri jeton në Nju Jork me të ëmën.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›