Vdes shpikësi i mouse-it,Douglas Engelbart
Douglas Engelbart,shpikësi i mouse-it në moshën 88-vjeçare,është ndarë sot nga jeta,njofton gazeta italiane Corriere della Sera. Shpikja e tij revolucianarizoi informatikën.
Bota e informatikës humbet kështu një nga shpikësit e saj më vizionarë,Dounglas Engelbart.
I lindur në Portland,Oregon,në vitin 1925,Engelbart pati një ndikim të shkëlqyer në evolucionin e shkencës së informatikës dhe në veçanti në ndërveprimin njeri-makinë.
Me 21 qershor 1967 Engelbart krijoji objektin për indikadorin e pozicionit X-Y për display-n,e njohur ndryshe me emrin mouse. Në vitin 1968, në Konferencën e Përbashkët Kompjuterike në Qendrën e Konventës në San Francisko, u zhvillua prezantimi publik i arritjeve deri në atë periudhë në fushën e teknologjisë. P.K