E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Hanks humb gjyqin

Tom Hanks kishte rreth 10 vjet në një proces gjyqësor në të cilin kërkonte dëmshpërblim nga arkitektët dhe dekoruesit që projektuan “reformën” e shtëpisë së tij.

Aktori donte 3 milionë dollarë nga kompania sepse mënyra se si ishte rindërtuar shtëpia nuk i pëlqente dhe shprehej se i kishte kushtuar shumë që të rregullonte shtëpinë nga e para edhe një herë tjetër.

Gjykatësit më në fund kanë vendosur që Hanks mos të marrë dëmshpërblimin dhe të paguajë koston e procesit gjyqësor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›