E Diel, 1 Nëntor 2026

Qaj dhe qesh dy kultura ne nje roman

Austriakja adoleshente që u dashurua në vitet ‘90 me një djalosh shqiptar, është kthyer në Shqipëri si një shkrimtare. Andrea Grill sjell për lexuesin një roman i cili rrëfen ndjenjat e dy të rinjve të cilët ndaheshin nga kultura të ndryshme dhe kufijtë mes vendeve.

“Qaj dhe qesh”, romani shpalos marrëdhënien e një çifti të ri midis dy shteteve, por edhe historinë dramatike të  Shqipërisë së 20 viteve më parë. Grill beson se ky roman do të tërheqë më së shumti lexuesin në gjuhën shqipe.

“Burimi i çdo vepre artistike është jeta personale. Është libër realist dhe jo absurd. Është libri më i rëndësishëm nga ata që kam shkruar dhe që më ka kërkuar më së shumti kohë edhe ideja lindi shumë herët”- shprehet autorja, Andrea Grill.

“Së pari për mua është historia e dashurisë së një adoleshenteje austriake me një djalë shqiptar. Historia e dy njerëzve që rastësia i bashkon dhe rastësia i ndan. Është një roman një roman për kufinjtë që ndajnë njerëzit dhe si se ndikojnë në jetën e të rinjve- thotë studiuesi, Piro Misha.

Andrea Grill njohu Shqipërinë kur ishte vetëm 17 vjeç, por ndarja nga i riu shqiptar e bëri të shkëputej për disa kohë. Karriera e saj ka vijuar si biologe, shkrimtare, poete e publiciste. Grill është edhe përkthyese në gjuhën gjermane e disa autorëve shqiptarë.

Aurela Papadhima

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›