E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom Jones përgatit albumin e 40-të të karrierës

Muzikanti I njohur Tom Jones do të publikojë muajin e ardhshëm albumin 40-të të karrierës së tij të gjatë muzikore, njoftuan burime të ndryshme.

Albumi i ri me titull "Spirit In The Room" është planifikuar të dalë më 21 maj, ndërsa në të do të gjenden edhe këngët e përpunuara të artistëve të tillë si Tom Waits, Paul McCartney, Paul Simon, Leonard Cohen dhe të tjerë.

Albumi do të përmbajë 10 këngë, ndërsa botimi luksoz do të ketë edhe tri këngë shtesë "Just Dropped In", "Lone Pilgrim" dhe "When The Deal Goes Down".

Albumin e tij të parë, këngëtari 71-vjeçar e ka publikuar në vitin 1965.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›