E Diel, 1 Nëntor 2026

Botohen foto të panjohura të Kurt Cobain

Në fund të vitit 1993, rreth pesë muaj përpara se këngëtari I grupit “Nirvana”, Kurt Cobain të vriste veten me pushkë, fotografi Jesse Frohman ka fiksuar në celuloi dyllin e rokut në parkimin e hotel Midtown, në Manhattan, SHBA. Cobain shfaqet me rroba të çuditshme dhe thonjtë I ka të lyer me manikyr.

Fotot, të pa botuara kurrë më parë, janë ekspozuar në “Morrison Hotel Gallery” të Nju Jorkut në përkujtimoren e 18-të të vetëvrasjes së tij, që ndodhi në 5 prill 1994. “Kurt erdhi tre orë me vonesë dhe nuk pranoi të hiqte syzet e diellit.

I ngriti vetëm për një minute dhe pashë që I kishte sytë shumë të kuq, si të përgjakur.Ishte shumë e vështirë ta fotografoje, sepse kishte probleme përqendrimi”, ka thënë fotografi Frohman për “Wall Street Journal”.

Fotografi ka shpjeguar se nuk kishte mundur ta bind te të ndryshonte rrobat apo të rregullonte dritat, pasi këngëtari refuzonte.“Erdhi me vonesë, sepse ishte droguar”, ka shtuar fotografi.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri në datën 22 prill dhe përmban 16 fotografi të yllit të grupit “Nirvana”, të cilat paraqesin një anë të panjohur të jetës së Cobain, I cili u vetëvra në moshën 27-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›