E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tom dhe Katie dorë më dorë

Los Anxheos, 30 Mars NOA – E matur dhe elegante ashtu si personazhi që prezanton: Katie Holmes është Jacqueline Onassis në serinë televizive “The Kenndys” dhe për këtë okazion ajo është ftuar në Beverly Hills, në një prezantim para shfaqjes së serisë së parë.

Në këtë mënyrë aktorja bukuroshe ka kaluar mbi tapetin e kuq me një fustan adapt për këtë okazion.
Ajo ka qenë e shoqëruar dhe nga bashkëshorti i saj Tom Cruise, që për asnjë moment nuk ja ka lëshuar dorën. Nën blecet e aparateve të shumtë që i rrethonin, çifti është paraqitur në një humor tepër të mirë.

Katie më pa ka treguar dhe një aksesor tepër të veçantë që ajo e ka shumë përzemërt dhe bëhet fjalë për një varëse floriri e cila ka të gdhendur inicialen “S”, që simbolizon emrin e vajzës së tyre (Suri).

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeBritney në Las Vegas me një përformancë të “rëndë”Cruise surprizon Holmes, i dhuron për ditëlindje makinë qepjejeEdhe çifti Cruise tërhiqet nga Italia Lidhje: Katie Moss, prezantim, Tom Cruise

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›