Muaji prill kushtuar filmit të animuar
Arkivi qёndror i filmit i`a ka dedikuar muajin prill, filmit tё animuar shqiptarё. Pёr ketё javё, çdo tё mёrkurё, regjizorёt mё tё njohur dhe mё tё suksesshёm tё filmit vizatimor do tё vijnё me krijimtariё e tyre mё tё mirё ndёr vite. Njё nga regjizorёt pjesёmarrёs, Artan Maku, do të shfaqë premierë filmin e tij “Lira e Madhe”.
Ndёrsa pёrsa i pёrket tematikave te filmit vizatimorё, Maku u shpreh se vazhdon ti mbesё besnik atyre tё viteve tё shkuara, ku mbizotëronin temat edukative.
Filmi i parё i animuar shqiptarё ёshtё “Zana dhe Miri” i cili ёshtë shfaqur nё dhjetor tё vitit 1975-sё. Krijimtaria artistike e Bujar Kapexhiut do tё jetё e para, dhe do tё vijojё më pas me Artan Makun, Gjin Vorfi dhe do ta pёrmbyllё Artur Dauti. Pas “Muajit të Animacionit” në AQSHF do të nisë dhe “Muaji i filmit Ballkanik”, i cili do të sjellë krijimet më të bukura ndër vite, nga regjisorët që kanë lënë gjurmë në krijimtarinë e tyre kinematografike.