E Martë, 3 Nëntor 2026

Tonali është i varur nga bastet

Duket se edhe Sando Tonali do të gjykohet me linjën e butë. Pra ish-mesfushori i Milanit dhe tani i Neëcastle do të marrë një skualifikim më pak se një vit për sa i përket përjashtimit nga fusha, për rastin e përfshirjes së tij në vënien e basteve. Në zyrën e prokurorisë, që po gjykon çështjen, ka mbërritur ekspertiza e shumëpritur për varësinë e futbollistit nga lojërat e fatit, e cila do t’i shtyjë palët drejt arritjes së një marrëveshjeje për një dënim të ulët.

Raporti mjekësor dhe psikiatrik shumë i pasur dhe i detajuar vërtetoi, siç raporton Corriere dello Sport, varësinë e Sandro Tonalit nga bastet, dhe tashmë futbollisti është nën kujdesin e profesor Gabriele Sanit. E ulur në distancë në anën e palës së tretë, është UEFA e cila kërkon një vendim të shpejtë nga prokurorët e çështjes dhe Federata Italiane e Futbollit.

Synimi është të informohet Neëcastle për kohëzgjatjen e pezullimit të Tonalit para ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Borussias së Dortmundit. Gjithsesi pritet ende përfundimi që do të dalë nga kontrolli i celularit të Tonalit, nëse do të dalin fakte shumë më serioze sesa ato të dëshmuara dhe të vetë-raportuara deri më sot.

Avokatët e lojtarit synojnë të arrijnë deri në 10-12 muaj pezullim në fushë, plus 8 muaj seanca sensibilizuese me të rinjtë për të mos hyrë në rrugën e basteve. Në mënyrë Tonali do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri me Neëcastle, duke e konsideruar këtë sezon të përfunduar para kohe, duke përfshirë edhe mospjesëmarrjen me kombëtaren italiane në  Euro24.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›