Tone kritike ne ceremonine festive - 50 vjetori i marreveshjes mes Gjermanise dhe Turqise

50 vjetori i marreveshjes per pranimin e punetoreve nga Turqia ne Gjermani do te ishte nje rast shume i mire per te theksuar te arriturat dhe sukseset ne raportet mes Berlinit dhe Ankarase. Por ne kete jubile u fol shume hapur edhe per mosmarreveshjet jo edhe te pakta mes ketyre vendeve.
Kancerlarja gjermane Angela Merkel dhe kryeministri turk Recep Tayyip Erdogan nuk hezituan fare te flasin per mangesite ne raportet mes Turqise dhe Gjermanise. Ata ne fillim theksuan se ne Gjermani jane integruar me sukses rreth 25 milione qytetare me prejardhje turke. Kancelarja Merkel tha se ne Gjermani ka raste te shumta te integrimit te suksesshem te popullates me origjine turke.
Nuk eshte bere sa duhet
E them shume hapur se ka edhe probleme theksoi Merkel duke shtuar se nje prej parakushteve me te rendesishme per integrim te suksesshem eshte mesimi i gjuhes gjermane. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Merkel Duhet te mesoni gjuhen gjermane
Mesimi dhe zoterimi i gjuhes gjermane eshte i domosdoshem per nje integrim te suksesshem. Ky eshte celesi i shkollimit dhe pergatitjes profesionale qe jane edhe parakushte per nje integrim te suksesshem. Gjuha eshte edhe nje prej parakushteve kryesore per punesim dhe pjesemarrje ne rrjedhat shoqerore theksoi Merkel. Ajo shtoi se problemet me gjuhen nuk duhet te heshten por duhet te punohet per menjanimin e problemeve.
Femijet se pari duhet te mesojne turqishten Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Erdogan Se pari turqishten e pastaj gjermanishten
Kryeministri i Turqise Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar para kesaj vizite ne nje interviste per gazeten Bild se femijet turqe ne Gjermani se pari duhet te mesojne gjuhen amtare e me pas gjuhen gjermane. Ai ka kritikuar edhe kerkesat qe anetaret e familjeve qe vijne nga Turqia para ardhjes ne Gjermani duhet te mesojne gjuhen e ketij vendi. Keto deklarata te Erdoganit ka kundershtuar edhe e ngarkuara federale per integrimin Maria Bhmer duke i quajtur ato si kontraproduktive dhe te demshme per integrimin.
Ne ceremonine e festimit te 50 vjetorit te marreveshjes Erdogan u perqendrua me shume tek raportet zyrtare mes Turqise dhe Gjermanise. Ai tha se mbeshtetja e Gjermanise eshte shume e rendesishme per Turqine ne rrugen e saj drejt integrimit ne Bashkimin Evropian.
Ne shpresojme qe Gjermania e kete e them edhe si deshire te vendit dhe popullit tim do te mbeshtese me se fuqishmi integrimin e Turqise ne Bashkimin Evropian theksoi Erdogan.
Marreveshja mes Gjermanise dhe Turqise per pranimin e te ashtuquajturve gastarbeiter eshte nenshkruar me 30 tetor 1961. Shume prej punetoreve te atehershem nderkohe kane sjellur ne Gjermani edhe familjet e tyre nga Turqia. Erdogan vleresoi se kjo marreveshje i ka sherbyer te dy vendeve. Ai tha se per shume punetore te atehershem Gjermania eshte bere vendi i tyre i dyte duke shtuar se nje prej zgjidhjeve me te mira do te ishte mundesimi i nenshtetesise se dyfishte. Merkel kundershtoi kete mundesi me fjalet se nenshtetesia e dyfishte nuk do ti kontribuonte nje integrim me te shpejte. Menjehere pas ketij takimi kancelarja Merkel nxitoi ne France ne takimin e G20-es.
Autor Baha Gngr
Redaktoi Bahri Cani