Skena kulturore ne Armeni

Rruga me veture prej Bangladeshit deri ne qender te Jerevanit eshte e gjate rreth 20 minuta. Bangladeshi sic thone ketu eshte nje zone ku jetojne ata te cilet nuk kane para per te jetuar ne qender te kryeqytetit. Ne mesin e godinave te larta te qytetit ekziston edhe nje qender kulturore ku mblidhet avangarda e artisteve dhe merr pjese ne nje projekt treditor nderkombetar.
shte me rendesi qe ketu te kemi nje skene nderkombetare. Ne kemi nje gjenerate te re te etur per cdo lloj informacioni thote organizatorja Eva Khachatryan e cila ka ftuar mysafire edhe nga Gjeorgjia dhe Gjermania.
Problemet dhe sfidat
Ata njoftohen me problemet dhe sfidat me te cilat perballen njerezit ne Armeni korrupsionin shteteror mungesen e te drejtave te njeriut dhe problemet ne arsim dhe art.
Ne jemi nje lloj patirotesh. Situata tek ne eshte bukur e keqe por shumica e artiseve dhe kritikeve jane te angazhuar edhe politikisht. Kjo eshte jeta jone. Nuk mund te them se kjo eshte vetem puna ime - kjo eshte jeta ime pohon ajo. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eva Khachatryan
Pas shkaterrimit te Bashkimit Sovjetik kane lindur shume ide por shume prej tyre jane zhdukur shume shpejt per shkak te problemeve te medha financiare. Shteti nuk i ka ndihmuar kurre keto iniciativa por ka dhe te tille qe nuk i duan ndihmat e shtetit.
Barra sovjetike
Artistja Susanna Gyulamiryan mendon se eshte mire qe te ruhet nje distance ndaj shtetit.
Ne me vete bartin shume gjera nga e kaluara nga koha sovjetike. Ndonese kemi nje opozite dhe rryma te ndryshme te artit qe jane ne kundershtim me isntitucionet tradicionale edhe me tej kultivohet nje lloj qendrimi nacionalist. Ata qe nuk punojne ne keto korniza dalin jashte rrjedhave shoqerore dhe artistike thote ajo.
Artistet ketu nuk kane nje qendrim te perbashket ndaj perzierjes se shtetit. Por eshte e qarte qe Armenia ka nevoje per struktura alternative. Ne kete aspekt mund te ndihmoje bashkepunimi me vendet tjera. Nje prej ketyre projekteve realizohet ne bashkepunim me Gjermanine. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Rrjeti Ameni - Gjermani.
Wibke Behrens ka ardhur nga Berlini per tu njoftuar me mundesite e bashkepunimit. Edhe ajo ka mundur te konkludoje se shume gjera ne kete qytet jane te njejta me ato ne Berlin.
Nje prej monumenteve me te njohura eshte ai nga koha e kaluar sovjetike muzeu Cafesjian-Center. Kjo godine ne qender te qytetit eshte me e larte se 300 metra me nje permendore madheshtore perpara. Nje sipermarrje e madhe amerikano - armene prezanton ketu pasurite e veta artistike.
Me qellim eshte vendosur qe nje pjese e projektit te zhvillohet ne kete objekt ku jane mbledhur organizatoret dhe mysafiret nga Instituti Goethe. Ka ardhur madje dhe nje perfaqesuese e ministrise armene te kultures. Shume shpejt edhe ketu hapet nje debat i gjalle per artin dhe rolin e shtetit.
Other Possible World
Ka momente kur ky projekt te duket si nje lloj utopie. Eva Khachatryan thote se ka pasur rastin te njoftohet edhe me skenen kulturore ne Berlin. Qellimi i saj eshte krijimi i nje Other Possible World - bote tjeter te mundeshme. Deri tani jane paraqitur projekte te ndryshme bashkepunimi. Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Qendra e kryeqytetit.
Tani eshte krijuar edhe nje rrjet mes Gjermanise dhe Armenise. Qellimet e rrjetit jane shkembimi i pervojave dhe krijimi i nje biblioteke qe do te plotesonte zbraztesiren e madhe te informacioneve. Eva Lhachatryan thote se ata kahere duan te krijojne nje biblioteke te ketille. Me ndihmen e Berlinit ajo mund te kete sukses. Por Eva Khachatryan mendon se duhet shkuar edhe nje hap me larg dhe duhet kerkuar mbeshtetjen e ministrise se kultures ne vendin e saj.
Nuk e di nese me nje seminar te ketille mund te ndertohet shoqeria civile ne vendin tone. Por koleget e mi dhe une punojme per dhjete vite me radhe dhe do te vazhdojme angazhimin tone. Ne jetojme ne kete vend dhe nuk duam te largohemi. Projektet e ketilla na ndihmojne qe te krijojme dicka qe ka kuptim thote ajo.
Autor Aya Bach / Bahri Cani
Redaktoi Esat Ahmeti