E Diel, 1 Nëntor 2026

Tonelata mbetje pushtojnë bregdetin, nis aksioni i pastrimit në zonën e Semanit

Pas vërshimeve të lumenjve Seman dhe Vjosë  gjatë javës së kaluar, tonelata me mbetje urbane dhe inerte pushtuan zonat bregdetare ne Fier duke detyruar autoritetet vendore të nisin një aksion të gjerë  për pastrimin dhe grumbullimin e tyre.

Bëhet fjalë për tonelata me mbetje plastike, inerte dhe drusore të cilat janë  transportuar gjatë rrjedhës së lumenjve duke përfunduar në detin Adriatik, në  Darëzezë dhe Seman.

Kryebashkiaku Armando Subashi , thotë se duke qënë një hapësirë e madhe , pritet që aksioni të zgjasë disa ditë në kohë .

Përmbytjet që përfshinë disa zona në fier dhe vlorë përgjatë rrjedhës së lumit vjosë dhe seman shkaktuan jo pak proleme, duke lënë dhjetra hektarë tokë të përmbytura dhe shumë banesa të dëmtuara./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›