E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni Blair përshkruan Brawn-in si të "çmendur"

Blair thekson se “marrëdhënia me Gordon-in ka qenë tepër, tepër e vështirë”. Ish – kryeministri Britanik në librin e tij me kujtime shkruan gjithashtu për ankthin e luftës së Irakut, por thekson se nuk ndjen keqardhje për pushtimin e 2003-shit.

Libri i cili i mori tre vjet për t’u shkruar fokusohet në kohën e kaluar në Downing Street si kryeministër i Britanisë së Madhe.

Kjo është hera e parë që Blair zbulon pjesët e padukshme të marrëdhënies së tij me Gordon Brown-in i cili e zëvendësoi atë në postin e kryeministrit në vitin 2007.

Përplasja mes Blair-it dhe Brown-it filloi asokohe pas mendimeve të kundërta lidhur me politikën e pensioneve.

Duke e cilësuar Brawn-in si “burrë të çuditshëm”, Blair thekson se Gordon ka kaluar kohën në krye të qeverisë britanike “duke mos shkuar në punë”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›