Nesër fillojnë takimet për paqe në Lindjen e Mesme
Hillari Klinton u takua dje në mbrëmje kokë më kokë me Presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas dhe me pas me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu.
Në një sqarim para takimit me Netanjahun, Klinton tha se “nuk do u jepet leje të vazhdojnë kështu, forcave terroriste dhe shkatërruese. Kjo është edhe një nga arsyet që kryeministri izraelit është këtu. Ne menjëherë duhet të fillojmë bisedimet me palestinezët që zgjedhin paqe në vend të dhunës”.
Gjatë ditës së sotme pritet që Presidenti amerikan, Barak Obama të takohet me Netanjahun, Abasin, Mbretin e Jordanisë dhe me Presidentin egjiptian Hosni Mubarak. Nga këtu, nesër pritet të fillojnë bisedimet për paqe mes Netanjahut dhe Abasit.