Toni në Romë

Roma ka fituar garën për transferimin e sulmuesit të Bayern Munichut, Luca Toni.
E përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport ka njoftuar të enjten se miqësia e ngushtë e Tonit me kapitenin e Romës, Francesco Totti ka siguruar marrëveshjen në favor të klubit nga kryeqyteti italian, që ka mposhtur konkurrencën nga Chelsea, Arsenal dhe Liverpool.
Bayern është shprehur i gatshëm të lirojë Tonin, andaj Roma mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit, duke mbuluar pagën e tij prej 2 milionë eurosh në vit.