E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan, Leonardo kërkon afrimin e Inler dhe Dzekos

Në fakt, drejtuesit e klubit deklarojnë prej kohësh se nuk do të ketë transferime në këtë merkato, por mediat raportojnë të kundërtën duke u bazuar te kërkesat e teknikut brazilian.  Sipas “Corriere dello Sport”, kërkesat e Leonardos janë transferimet e Gokhan Inlerit nga Udineze dhe Edin Dzekos nga Volfsburgu. Këtë të fundit Milani e kërkoi me insistim edhe në muajt verës, por kampionët e Gjermanisë nuk pranuan ta lëshonin futbollistin e tyre më të mirë.Futbollisti boshnjak Edin Dzeko ka zgjuar interesin e gjithë gjigantëve të Evropës, përfshirë edhe atë të Çelsit që drejtohet nga ish-trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›