Top 20 lojtarët më me vlerë në Kupën e Konfederatave

Kur ka mbetur edhe një ditë para fillimit të Kupës së Konfederatave në Brazil, mediat braziliane kanë publikuar top 20 lojtarët më me vlerë në këtë garë.
Barcelona ka më së shumti futbollistë në këtë listë. Neymar dhe Iniesta i prijnë listës me 67, përkatësisht 61 milion euro.
Cavani është i treti me 56 milion euro vlerë para Fabregas dhe David Silva. Mata, Hulk, Busquets, Suarez dhe Thiago Silva kompletojnë top 10-shen./Indeksonline/