Shpallen vithet më të mira latine, ato të JLo

Rreth 20 mijë lexues morën pjesë në këtë anketë e cila shpalli fituese Jennifer Lopez.
Ajo u cilësua si bukuroshja latine me vithet më të bukura nga 29% e lexuesve duke kryesuar listën bindshëm. Ajo shumë vite më parë, pikërisht këtë pjesë të trupit e ka siguruar për shumën prej 27 milionë dollarëve në rast se i ndodh ndonjë aksident.
Vendimi i lexuesve ka të bëjë me faktin se gjatë koncerteve që ka mbajtur, Jennifer Lopez, nuk ka nguruar të nxjerrë në pah armën e saj më të fortë, vithet.
Aktorja Eva Mendes ka rrëmbyer 20% të votave.
Vendi i tretë i ka takuar këngëtares së famshme kolumbiane Shakira, e cila është dashur të kënaqet me 18 % të votave.
Vendie i katërt shkon për yllin e serisë së popullarizuar “Desperate Housewives”, Eva Longoria, e cila ka marrë 17% të votave, ndërsa Sofia Vergara renditet e fundit me 16% të votave./Indeksonline/