E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top 5 sprinterët e futbollit

Ka lojtarë që janë aq të shpejtë aq sa mund të krahasohen ndoshta edhe me atletët(sprinterët). T’i kesh në skuadër është njëfarë fati, derisa për kundërshtarët një fatkeqësi e vërtetë, duke e pasur parasysh vështirësinë për t’i ndalur.

Por, cilët janë lojtarët më të shpejtë që aktualisht vrapojnë në fushat e futbollit? Më i shpejti absolutisht është Luis Antonio Valencia, ekuadoriani i Manchester Unitedit, i aftë të vrapojë me shpejtësinë 35.1Km/h.

Pozita e dytë i takon uellsianit të Tottenhamit, Gareth Bale, që vrapon për 34.7Km/h. I treti është anglezi Aaron Lennon, po ashtu nga Tottenhami, që vrapon për 33.8Km/h.

Pozita e katërt i takon portugezit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo, që i lë prapa kundërshtarët duke vrapuar për 33.6Km/h.

Në fund, pozita e katërt është rezervuar për anglezin e Arsenalit, Theo Walcott, me 32.7 Km/h./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›