Top Story Shitblerja e keshilltareve

Shitblerja e këshilltarëve bashkiakë dhe të këshilltarëve të qarqeve, është një fenomen i vendosur prej disa ditësh në qendër të vëmendjes së televizionit “Top-Channel”.
Qarqet e Vlorës dhe Beratit, ndonëse kanë shumicë këshilltarësh socialist, zgjodhën drejtues demokratë. Në Vlorë, ku ishte edhe kalimi më spektakolar, 15 këshilltarë të majtë votuan djathtas. Ndërkohë, Qarku i Fierit ka përfunduar në proces në gjykatë. Emisioni “Top Story” i Sokol Ballës, u përpoq të gjente arsyet dhe të demaskonte këtë trafik votash që ndodh përpara syve të të gjithëve, në një panel ku ishte i ftuar deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo dhe opioninisti Lutfi Dervishi.
Braçe: Milos i caktuam vëllain këshilltar
Në një reagim direkt nga televizori, deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, iu përgjigj akuzave të Zotit Milo, duke i thënë se "ndonëse nuk ka asnjë akuzë nga PS për partinë e tij, respektin ndaj PDS, Partia Socialiste e ka treguar duke caktuar vëllain e Milos si këshilltar në Bashkinë e Vlorës dhe në Qarkun e Vlorës".
Reagimi i Milos: Nuk ka bashkëpunim me PS-në
Në kundërpërgjigje të mesazhit të dërguar në studio nga Zoti Braçe, Kryetari i PDS-së u shpreh se bashkëpunimi me PS-në është inekzistent. "Zoti Braçe nuk ka argument dhe ka filluar të tregojë përalla", polemika e ashpër e Milos. "Ne kemi mbështetur PS-në në çdo komunë, në çdo Bashki, por ata nuk na kanë mbështetur në asnjë. PDS është e pakënaqur nga PS. I kam nisur Zotit Rama një letër tre javë më parë, por nuk kam marrë përgjigje. Në këto kushte, do të jemi të detyruar të shqyrtojmë pozicionin tonë në koalicion".
Milo: Fenomen i neveritshëm, këshilltarët tanë kërcënohen
Duke folur rreth fenomenit, Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, u tregua i qartë rreth arsyeve përse ndodh kalimi i këshilltarëve nga majtas-djathtas. “Iu jap dy raste, që kanë ndodhur me këshilltarët e partisë sonë. Kryetari ynë në Kuçovë, këshilltar në Qarkun e Beratit, morri kërcënime të pafundme për ditë me radhë, aq sa me udhëzimin tim fiku telefonin. i thanë që do e hiqnin nga puna atë dhe gruan, i bënë presione të jashtëzakonshme, por në fund ia doli mbanë të përballonte situatën. Megjithatë, dy kryekomunarë dhe një këshilltar në aleancë me PS votuan djathtas dhe kështu kryetari u zgjodh djathtas. Në FIer, këshilltari ynë bashkiak u kërcënua dhe në fund u rrah. Kronika ka dalë edhe në “Top-Channel”. Ngjarja ndodhi ditën kur duhet të miratohej drejtori i ujësjellësit, një pozicion i lakmuar në çdo Bashki”.
Në vazhdim të fjalës së tij, Zoti Milo mbrojti forcën politike që përfaqëson nga akuzat e Partisë Socialiste, për pazar me votën. “Asnjë përfaqësues i PDS-së nuk ka votuar ndryshe në Vlorë. Ne i kemi mbetur besnik aleancës në të cilën ndodhemi dhe nuk e kemi deformuar votën. Problemi kryesor i ka ardhur PS-së nga PBDNJ, me pesë këshilltarët e saj që kaluan në bllok djathtas. Katër janë antarë të PDK-së, dy të pavarur dhe të tjerët nga vetë Partia Socialiste. Antarët e PDK-së votuan djathtas dhe me votat e maxhorancës, u zgjodh nënkryetar i Sarandës një përfaqësues i PDK-së. Përpara se Zoti Braçe të akuzojë aleatët, ai duhet të vlerësojë përse fenomeni ndodh dhe brenda Partisë Socialiste”.
Duke komentuar fenomenin, Milo gjykoi: “Është një fenomen shumë i shëmtuar, i cili transformon vullnetin e vetë votuesve dhe shtrembëron votën e qarqeve. Qarqe me shumicë dërrmuese socialiste si ai i Vlorës apo i Beratit, do të drejtohen nga një përfaqësues i djathtë. Edhe më e rrezikshme se kaq është që kjo është shndërruar në një tendencë të të konceptuarit të të gjithë politikës shqiptare”.
Toçi: Vota tjetërsohet me joshje ose me presion
Deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi, akuzoi Partinë Demokratike në pushtet për ushtrimin e presionit financiar dhe psikologjik, për të bërë të mundur transformimin e votës së saj. “Nuk duhet të flasim për rastin, por për fenomenin, i cili është edhe më i rrezikshëm se vetë rastet. Problemi është se ky fenomen nuk ndodh vetëm në Qarqe, por përpara dhe pas fushatës së tetë majit. Ndodh në mënyrën e konceptimit të politikës shqiptare. Këtu shiten deputetë, Kryetarë Bashkie e jo më këshilltarë. Fenomeni ka nisur që me zgjedhjet e përgjitshme dhe është jo vetëm i shëmtuar dhe i flliqur, por edhe shumë i dëmshëm për politikën shqiptare. Kjo e gjitha ndodh si rrjedhojë e presionit të pushtetit, që funksionon nëpërmjet joshjeve dhe presioneve. Ka njerëz që rezultojnë me karakter të dobët dhe bien pre e presioneve, por këtu nuk është faji ynë që nuk studiojmë karakterin e njerëzve, por i atyre që iu vihen pas dhe iu nxijnë jetën deri sa i bëjnë që të ndërojnë krah”.
Alibeaj: Këshilltarët kanë të drejtën e zgjedhjes
Enkelejd Alibeaj, deputeti i Partisë Demokratike, u shpreh në emisionin Top Story se këshilltarët janë njerëz që kanë të drejtën e tyre të zgjedhjes, në lidhje me atë që është quajtur “pazari me zgjedhjet në qarqe”.
“Këshilltarët trajtohen si birila. Ata janë njerëz, emisarë politikë që kanë identitetin e vet dhe kanë të drejtë të respektohen dhe gjithashtu kanë lirinë e tyre të zgjedhjes. Nuk duhet quajtur mëkat ndryshimi”, deklaroi Alibeaj në emisionin e Sokol Ballës.
“Këto janë lëvizje politike. Fenomeni nuk ekziston. Partisë Demokratike në Shkodër na “vodhën” 8 këshilltarë dhe unë nuk kam asnjë kritikë për ata këshiltarë sepse bënë zgjedhjen politike për të përmbushur interesat e elektoratit të tyre”, shtoi deputeti demokrat.
Lutfi Dervishi: Deformim pushteti
Analisti Lutfi Dervishi nga ana e tij theksoi se ky “pazar” këshilltarësh deformon pushtetin.
“Bëhet fjalë për struktura qarku dhe këshilltarët nuk janë të zgjedhur nga populli. Kur kemi shkuar në 8 maj për të votuar nuk kemi pasur listë këshilltarësh. Kemi struktura jo të zgjedhura, pushtet të derivuar. Kemi një deformim të pushtetit”, deklaroi Dervishi.
“Nëse ti ke votuar për PS dhe këshilltarët shkojnë tek PD vjen deformimi. Të vetmit për të cilët votojmë janë kryetarët e bashkive. Po u la të kalojë kjo histori është e papranueshme”, shpjegon analisti.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Ekspozita e forcave të armatosura
U cel në Tiranë edicioni i dytë i panairit ALMEX 2011 për mbrojtjen dhe sigurinë. Reforma zgjedhore
Negocimi i ndërkombëtarëve në formimin e komisionit parlamentar që do të merret me reformën zgjedhore pritet të japë efektet e para pozitive gjatë ditëve në vazhdim. Damian Gjiknuri, i ngarkuar nga PS në negocimin për çështjet zgjedhore shpjegon progresin e deritanishëm. Kryesia PS, ndryshime në statut e program
Përfundoi me ndryshime në statut dhe në program mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, mbajtur gjatë pasdites së të enjtes.
PS ftesë Berishës e Topallit
Anëtarët socialistë të Komisionit të Ligjeve kanë ftuar kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e palamentit Jozefina Topalli dhe kryetarët e të gjitha grupeve parlamentare në një tryezë, ku do të diskutohen cështjet e drejtësisë. Paqe mediokre
Ilir Yzeiri - Çdo ditë që kalon në vendin tim është thuajse pa asnjë ngjyrë. Në qoftë se do t’i mbaheshim idesë së sociokomunikimit, sipas së cilës jeta është shfaqje, teatër, dukje, do të na vinte në vështrim menjëherë skena e këtij burlesku gjigant që shtillet në sytë tanë përmes imazhit të televizionit.
Lajmet kryesore
Reforma zgjedhore
Ndërhyjnë ndërkombëtarët, së shpejti Komisioni
PS ftesë Berishës e Topallit
Sali Shehu në krye të KLSH-së
Demontimi i predhave, Balla akuza në parlament
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam