Top Story Shqiperia Vendos 3 ligjet u miratuan

Ashtu siç u paralajmërua gjatë të gjithë javës, këtë të enjte ndodhi një zhvillim, në vetvete historik, siç ishte miratimi i dy ligjeve dhe rregullores së Kuvendit, një debat që mbante të mbërthyer politikën prej 235 ditësh.
Si rrallë herë, kemi pasur një zhvillim pozitiv bipartisan, ku pavarësisht fushatës, është miratuar një paketë, e cila përbën një shkallare më shumë në rrugën drejt BE-së. Natyrshëm, në “Top-Story, Shqipëria Vendos”, nën drejtimin e Sokol Ballës, në një ditë si kjo u shtrua disa pyetje thelbësore, duke nisur nga kush fitoi dhe kush humbi nga debati it re ligjeve. Njëkohësisht, në qendër të vëmendjes së këtij emisioni Zgjedhjet 2013Rama: Do të drejtoj vetë legalizimet Incident në mitingun e Burrelit Berisha: Për dy vjet Rruga e Abrit u vu ndikimi i ndërkombëtarëve në këto zgjedhje, në një moment kur palët po futen në zgjedhje me një KQZ të përçudnuar, me vetëm katër anëtarë, debat i përshkallëzuar këto ditë pas vizitës së Jonathan Moore, drejtori për Europën dhe Azinë në Departamentrin Amerikan të Shtetit e revizionimi që i bëri ai çështjes së KQZ. Gjithashtu, ftohtësia që ka pllakosur së fundmi midis mazhorancës dhe ambasadorit amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, u vendos gjithashtu në vëmendjen e të ftuarve të Sokol Ballës, në një panel që përfshiu katër politikë dhe dy analistë. Nga njëra anë, të pranishëm ishin socialisti Ditmir Bushati, kryetari i komisionit parlamentar për integrimin, e demokratja Mesila Doda, nënkryetare e të njëjtit komision. Për herë të parë në “Top-Story”, Klejda Gjosha, nënkryetare e LSI-së dhe kandidatja e dytë për deputete në Qarkun e Tiranës, Fatmir Mediu, kryetar i Partisë Republikane dhe analistët Shpëtim Nazarko e Artan Hoxha. Rëndësia e miratimit të tre ligjeve, përgjegjësia e vonesës E para që mori fjalën në studion e Sokol Ballës, deputetja demokrate Mesila Doda, pa në ngjarjen e ndodhur dy prizma: ”Mendoj se ka dy anë të medaljes, sigurisht që është një zhvillim potiziv pasi hap rrugë drejt marrjes së satusit, e është një ogur i mirë për të gjithë shqiptarët, por 236 ditët vonesë nuk kanë asnjë justifikim. Ka një “non-sens” në këtë që ndodhi, duke nisur nga justifikimi i Qarkut të Fierit, që vazhdon të mbetet nën drejtimin e demokratëve. E në këto ditë, asgjë nuk ka ndryshuar, Qarku vazhdon të jetë në duart e demokratëve dhe këta (socialistët) pa thënë asgjë ndryshe, pa gjetur asnjë justifikim qoftë edhe formal, erdhën sot në Parlament si dele dhe votuan pro”. Përballë këtij argumentimi të Dodës, socialisti Bushati bëri një panoramë të gjerë të qëndrimit të Partisë Socialiste që prej fillimit të debatit mbi këtë çështje, ndërsa fajësoi mazhorancën për ngërçin dhe mosvotimin në kohë të ligjeve, ndikuar nga mosrespektimi i shtetit ligjor e vendimeve të gjykatave. “Besoj që nga perifrazimi i zonjës Doda u ngritën disa çështje. Partia Demokratike është me të drejtën e vet që akuzon opozitën si bllokuese e integrimit dhe gjithçka që nuk shkon në këtë vend, por ne duhet të jemi më të sinqetë me shqiptarët. Nuk ka vend për ekzaltime, pasi ka dy aktorë të rëndësishëm në këtë proces, pas nxënësit që jemi ne. i pari është Komisioni Europian, ndërsa vendimmarrja në duart e vendeve anëtare të BE duhet të ketë unanimitet”, deklaroi Bushati. ”Duke iu refeuar konkluzioneve, pas këtyre 2-3 akteve e reformave konkrete, KE duhet të raportojë për Shqipërinë përpara vendeve anëtare edhe për dy çështje themelore, prova të qartë të luftës kundër kurrupsionit e krimit të organizuar, sikundër që duke iu referuar qëndrimit të Komisionit dhe Fyles, zgjedhjet janë një letër lakmuesi për të ardhmen e stabilitetin demokratik në vend”, vazhdoi deklaratën e tij Bushati. ”Në rast se, siç shohim nga deklarata e ambasadorit BE-së dhe Komisionerit të Zgjerimit, natyrshëm mbështetet fryma e kompromisit, puna për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk përfundon këtu dhe këtë e them edhe sepse qeveria e ardhshme socialiste, do të duhet në radhë të parë të zbatojë reformat që vijnë nga këto tre ligje dhe të plotësojë kushtet e tjera, për të marrë statusin”. Akuzave direkte të maxhorancës, adresuar opozitës si bllokuese të integrimit të vendit, Bushati iu përgjigj në këtë mënyrë: “Sot për sot, Qarku i Fierit, i Durrësit dhe Këshilli bashkiak i Tiranës, ashtu si shumë këshilla të tjerë, nuk i përkasin shumicës legjitime që ka formuar koalicioni PS-LSI. Qeveria vazhdon të mos ketë as vullnetin bazë për të zbatuar parimet thelbësore të shtetit të së drejtës, nuk respekton as vendimet e gjykatës së saj dhe kjo ishte kërkesa e vetme e Partisë Socialiste për të votuar ligjet”. Në një replikë të shpejtë, zonja Doda kundështoi versionin e paraqitur nga Bushati, duke këmbëngulur se të vetmet kushte për marrjen e statusit, ishin tre kriteret e njohura gjerësisht si “tre ligjet”. “Kam dëgjuar tendencën për të krijuar elemente shtesë, por Fyle u shpreh qartë se statusi kushtëzohej vetëm me këto tre ligje. Nuk u fol asnjë kriter tjetër për ta shtuar gjatë rrugës, u kërkua vetëm aprovimi i këtyre ligjeve dhe asgjë më shumë”. I pyetur mbi këtë çështje, ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu dhe një prej aleatëve më të ngushtë të qeverisë, komentoi: “Nuk pashë asnjë arsye ndryshe nga PS për të bërë një votim sot që nuk mund ta bënte tetë muaj më parë, por ka qenë një votim i udhëhequr nga interesat e ngushtë politikë, aq sa u kthye në një lloj cinizmi. Fyle, komisionerë të tjerë kanë kërkuar që të votoheshin këto ligje, madje edhe Meta kur ishte në maxhorancë, por të gjithë ne ishim të pamjaftuershëm për të bindur zotin Rama. Kjo do të thotë, sipas mendimit, që raporti politik me Metën për zotin Rama është shumë më i vlerësuar se sa interesi i të gjithë qytetarëve. Sjellja jonë ndikon shumë drejtpërdrejtë në mënyrën se si na vlerësojnë partnerët, ne na u kërkua që të votonim tre ligje për të marrë statusin dhe pa kaluar aspektin teknik, sjellja e socialistëve ishte një zhgënjim i madh dhe befasues për të gjithë partnerët tanë. Votimi i këtyre ligjeve në këtë ditë ishte i vonuar, por me një kosto të madhe dhe me zhgënjimin se interesat politikë, për palën bllokuese të këtij procesi, iu mbivendosën interesave të të gjithë Shqipërisë”. Kandidatja e LSI-së për deputete, e dyta në listën për Qarkun e Tiranës, Klejda Gjosha tha se LSI ka mbajtur një qendrim sa i përket nevojës së miratimit të tre ligjeve: “LSI ka patur një qendrim të qartë sa i përket 3 ligjeve si në kohën kur ka qenë në pozitë ashtu edhe në opozitë. Meta u ka bërë thirrje të dyja palëve për të votuar këto 3 ligje pasi për ne ato kanë një rëndësi të vecantë. Sot është një arritje e madhe. Sot ishte një ditë historike pas shumë thirrjesh që i kemi bërë palëve, për të gjithë politikën shqiptare dhe gjithë shqiptarët, sepse shqiptarët nuk do të dëgjojnë më të flitet për 3 ligjet. Këto ligjet kanë një rëndësi shumë të vecantë sepse kemi hedhur një hap tepër të rëndësishëm të Europës. Nëse nuk do ishin votuar do kishim një shtyrje të gjithë procesit, por edhe mospranim të vendit kandidat”. Po a ishte kushti që LSI i vendosi PS-së për koalicion parazgjedhor? Gjosha u përgjigj negativisht duke thënë se pavarësisht miratimit të tre ligjeve, procesi i marrjes së statusit nuk bazohet vetëm tek ky hap. “Jo sepse procesi nuk bazohet vetëm në këto 3 ligje. Ne kemi para edhe zgjedhjet që janë shumë të rëndësishme. Kjo është një sfidë që ne kemi përpara dhe patjetër që do të ketë njër rëndësi shumë të madhe për Shqipërinë europiane”. Por kreu i republikanëve, Fatmir Mediu tha se thirrjet e LSI-së nuk kanë qenë të nevojshme për mazhorancën, e cila sipas tij ka vendosur në rend dite në cdo seancë miratimin e tre ligjeve. “Thirrjet e LSI-së janë politike sepse mazhoranca i ka patur në axhendën e Kuvendit 3 ligjet dhe s’ka patur nevojë për thirrje”. Ndërkohë, deputeti socialist dhe kryetari i Komisionit të Integrimit Ditmir Bushati tha se nëse do të ishin vetëm 3 ligjet për marrjen e statusit të vendit kandidat, atëherë Brukseli do të imponohej ndaj opozitës për miratimin e tyre. “Nëse problemi në këtë vend do kishte qenë vetëm tek 3 aktet të jenë të sigurt se në Brukesl nuk ka asnjë naiv që do të dëgjonte tekat e opozitës. Nëse do kishim një sistem drejtësie me standarde të larta, nëse s’do kishim problemin e së drejtës së pronës e shumë të tjera, atëherë po”. Megjithatë, deputetja demokrate tha se tre ligjet ishin kërkesa e BE-së për të plotësuar masën kritike të dhënies së statusit: “Ne kishim një hap përpara për të bërë dhe ai ishte rekomandimi i statusit që ishte shprehur qartas në miratimin e 3 ligjeve dhe kësaj nuk i shpëtojnë dot kolegët e PS. Plotësimi i masës kritike të rekomandimeve u kërkua nga Komisioneri Fyle dhe për këtë u kërkuan 3 ligjet. Kushti ishte i qartë, miratimi i 3 ligjeve për marrjen e statusit. Ende unë nuk e di pse vazhdojmë ende të flasim për këtë dhe për qarkun e Fierit”. Por kush doli i fituar mes klasës politike nga gjithë kjo vetejë? Analisti Artan Hoxha tha: “Unë e vlerësoj si një ngjarje të madhe, por jo lidhur me integrimin. Produkti i sotëm i parlamentit ishte një produkt ‘Made in Albania’, pa asnjë ndërhyrje ndërkombëtare. Kemi patur ndërkombëtarë që kanë bërë thirrje për konsensus, por nuk qullën gjë, ndërsa sot u mblodh kjo klasë politike që u mblodh sot dhe mori një vendim ‘Made in Albania’. Duhet të jemi realistë se kemi të bëjmë me një klasë politike të vrazhdë. Sot nuk kemi fituar integrimin, por një klasë politike sovrane. Kush fitoi nga 3 palët, PS, LSI apo PD kjo kërkon një përgjigje të gjatë”. Ndërsa analisti tjetër i ftuar në studoi, Shpëtim Nazarko vlerësoi se asnjëra prej palëve nuk ka dalë e fituar nga miratimi i 3 ligjeve. Ai tha se ishte i bindur që marrja e statusit të vendit kandidat nuk varet vetëm nga ky hap. Kryetari i PR-së, Fatmir Mediu vlerësoi se ajo që u vu re në vonesën për miratimin e këtyre tre ligjeve, por edhe të reformave të tjera të nevojshme për vendin, ishte edhe njëherë tjetër vendosja e interesit politik para atij kombëtar e qytetar: “Interesi i qytetarëve dhe kombëtar është dytësor ndërsa interesi politik është primar. Kjo është e gabuar. Them që dëmi tashmë është bërë sepse opozita u soll në mënyrë të përhershme të papërgjegjshme. Por kemi edhe kritere të tjera deri tek statusi, të themi të drejtën”. Deputeti socialist, Ditmir Bushati tha se votimi i tre ligjeve ka patur elementë kompromisi, falë kjo edhe këmbënguljes ndërkombëtare: “Ka patur elemente që kanë të bëjnë me kompromisin në këtë proces. Politika shqiptare nuk është as trekëndore dhe as katërkëndore. Janë dy aleanca dhe 2 parti jashtë. Kjo është e vetmja qeveri që nuk takoi Komisonerin për Zgjerimin. Shqipëria merr më pak se 100 mln euro në vit nga BE dhe cështja është se ky vend nuk ka kapacitete për administrimin e projekteve të BE-së, se nuk rimburson TVSH për fondet e BE-së”. Pretendimeve të opozitës se nga statusi i vendit kandidat nuk përfitohen fonde shtesë, deputetja e PD-së, Mesila Doda iu përgjigj duke krahasuar fondet e përfituara nga Shqipëria dhe Maqedonia. Sipas saj, Maqedonia përfiton 2 herë më shumë se ne. “Maqedonia që ka statusin e vendit kandidat merr 50 euro për banorë, ndërsa ne marrim 20-23 euro për banorë fonde nga BE. Shqiptarët kanë probleme të tjera, për politika, dhe jo që politika të merret me diskutimin sa ditë historike ishte sot”. Në pjesën e fundit të “Top Story Shqipëria Vendos”, u fol për qendrimin e Drejtorit për Europën dhe Azinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore. Në një deklaratë të mëhershme lidhur me ngërçin në KQZ ai pati thënë se ajo rrezikonte procesin zgjedhor, ndërsa në vizitën e fundit në Shqipëri, tha se kriza në këtë institucion nuk është fundi i botës, pasi Shqipëria ka edhe Kolegjin Zgjedhor. Por sa lidhet ky ndryshim i qendrimit të zotit Moore dhe përplasja opinioneve të tij me ato të ambasadorit Arvizu, me lobimin e Podesta Group, e cila në prill përfitoi një tjetër shumë nga qeveria shqiptare për këtë mision. Analisti Shpëtim Nazarko tha se pavarësisht lobimit, fjala e fundit që dëgjohet në Uashington është ajo e ambasadorit. Ndërsa Artan Hoxha tha se është e pamundur që një grup lobues të sorollasë diplomacinë amerikane dhe se i duket e pamundur që lobimi të ketë ndryshuar qendrimin e Moore. / Top Channel