E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukan pershendet 3 ligjet

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për Ballkanin, Eduard Kukan, mirëpriti nëpërmjet një deklarate për shtyp miratimin e tre projektligjeve te integrimit, si një sinjal pozitiv për përparim të mëtejshëm në procesin e integrimit.

"Miratimi i këtyre ligjeve tregon aftësinë e politikanëve shqiptarë që në fund të fundit të punojnë sëbashku për axhendën e integrimit në mënyrë konsensuale. Do të doja të inkurajoja të gjithë politikanët të vijojnë me këtë frymë edhe në periudhën e ardhshme", deklaroi Kukan. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›