Topalli-Ahmetajt:Dieta s'morët se ishit në grevë

Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj akuzoi kryeparlamentaren Jozefina Topalli se po sulmon opozitënduke vendosur orare dhe duke llogaritur rrogat sikur deputetët e PS-së të jenë sekretarët e saj. Duke folur në seancën e sotme plenare Ahmetaj theksoi se kryeparlamentarja Topalli do që opozita të mos funksionojë dhe se PS-ja të jetë e varur prej saj. "Ju jeni arsyeja kryesore që përse ky parlament quhet edhe nga të huajt një institucion që nuk funksionon. Na vë orare dhe na llogarit rrogat sikur të jemi sekretarët e tu", tha ai, duke ngritur zërin për përllogaritjen e më pak parave në llogaritë bankare të deputetëve socialistë për muajin maj.
Kujtojmë këtu, se ky ka qenë muaji kur deputetët e opozitës kanë bojkotuar punimet e parlamentit, për shkak të zhvillimit të grevës 3-javore të urisë, poshtë godinës së Kryeministrisë, ndërsa protestat e mbështetësve të tyre vërshonin natë për natë para tij.
Ndërkohë i menjëherëshëm ka qënë reagimi i kryetares së Kuvendit Topalli e cila ka theksuar se Partia Socialiste po i bën presion administratës për dietat duke theksuar se deputetët e PS-së kërkojnë dietat për kohën kur ishin në grevë. Dieta nuk morët se ishit në grevë urie e s'mund të hanit". "Administrata e Kuvendit ka vepruar drejt dhe nuk ka shkelur asnjë rregull", iu drejtua Topalli Ahmetajt.