E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dade: Maxhoranca të zgjidh krizën

Deputetja e PS-së Arta Dade ka kërkuar nga maxhoranca zgjidhjen e shpejtë të krizës politike përndryshe sipas saj vendi do të penalizohet. Duke folur në seancën e sotme plenare Dade theksoi se maxhoranca nuk duhet të humbasë asnjë minutë kohë më tepër përpara se shqiptarët të penalizohen për liberalizimin e vizave. Ajo gjithashtu theksoi se maxhorancën e ka kapur paniku nga transparenca e zgjedhjeve.
Ndërkohë deputeti i PD-së Edi Paloka ka theksuar se opozita vazhdon sërish me ultimatume dhe se nuk ka kuptuar asgjë nga ajo çfarë ka ndodhur.
"Ju vazhdoni me ultimatume dhe nuk keni kuptuar asgjë. Përpiquni të ecni me kohën ku jemi dhe jo me atë që ju dëshironi të jemi iu drejtuar Paloka deputetëve socialistë" theksoi Paloka.
Gjithashtu duke iu referuar debateve të fundit në këshillin e rregullores Paloka theksoi se opozita duhet ta kuptojë mirë se në komsione është për të punuar dhe jo për të bërë prapagandë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›