Topalli: Askush nuk dëmton proçesin zgjedhor

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e pranishme tek ceremonia e ndarjes së diplomave nga NDI për gratë në politikë, ka lëshuar mesazhe ndaj grave në politikë sikurse ka rikujtuar rëndësin e madhe që kanë zgjedhjet vendore të 8 majit.
Ndërkaq, Topalli ka lëshuar apel ndaj kreut të opozitës Edi Rama dhe kryeministrit Sali Berisha, që në listat e zgjedhjeve vendore të përfshihen sa më shumë zonja.
“Askush nuk e dëmton procesin zgjedhor. 8 maji është me rëndësi. Qytetarët janë pronarë të zgjedhjeve. Mazhoranca po punon çdo ditë për të futur në shina kushtetuese, shkaktaret e 21 janarit. KQZ po punon çdo dite dhe gezon integritet te plote në atë që bën” deklaroi Topalli.