E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Prioritet lufta kundër korrupsionit

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë ka folur për luftën ndaj korrupsionit, ndërsa ka nënvizuar se lufta lufta kundër informalitetit, përbën një përparësi.
 

“Ka probleme serioze në emërimin, shkarkimin dhe transferimin e gjyqtarëve. Është e rëndësishme që eksperti i Komisionit Evropian të angazhohet për hartimin e procedurave për emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve” deklaroi Berisha.
 

Berisha shtoi se letërnjoftimet elektronike janë një nga proceset më të rëndësishme që është arritur tashmë të realizohen në një proces transparent.
 

“Kemi përparësi luftën kundër korrupsionit dhe lufta ndaj informalitetit. U veprua, letërnjoftimet dhe pashaportat biometrike përbëjnë proçesin me të përsosur që ne kemi dhe jashtë çdo akti korruptive. Ministria e Financave po ecën me sistemin e skanerave, i cili do të vendoset në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe do të menaxhohet nga kompanitë e huaja. Autsorsi duhet të aplikohet dhe në inspektoriatet”.

Ndërkaq, kryeministri foli edhe për kontrollin dhe shpërndarjen e naftës.

“Eshte e rëndësishme që të përzgjedhin një nga kompanitë kryesore. Problemi i karburanteve ka një rëndësi të shumfishtë. Një kompani po kontraktohet që po bën shënimin e naftës. Nafta e shënjuar do të jetë nafta e cila përmbushë të gjitha parametrat e tregut. Kontrollimi i karburanteve ka një rëndësi kapitale për shëndetin e njerëzve”.
 

Përpos kësaj, një problem madhor mbetej dhe shëndeti i njerëzve, ndërsa me shkronja kapitale u përmend problemi i ujit dhe ajrit, ndotja e tyre dhe masat që janë ndërmarrë.
 

“Ne në një nga arritjet më madhore në këto 5 vite është pozicioni i Shqipërisë në raport me atë të mjedisit në vendin e 23-të në botë, ku 4 vite më parë ka qënë i 57-ti. Ulja e ndotjes së ajrit, potenciali më i madh për të ulur ndotjen, ne do të bëjmë shumë përpjekje. Në stadin aktul, treguesit e ujrave nuk janë aty ku duhet ti kemi, po në ujëra po bëhen investime shumë serioze. Janë 14 impiante të ujrave nga Velipoja në Ksamil në ndërtim e sipër. Problem mbetet Ishmi i cili merr ujërat e Tiranës. Fondet ekzistojnë dhe për Ishmin. Kredia nga qeveria japoneze eshte 130 mijë dollarë. Në 8 maj hap perspektivën e ketij problemi dhe pas zgjedhjeve lokale, kryetari i ardhshëm i Bashkisë do te këtë një nga përparësitë kryesore, përpuniminin e ujrave të zeza të Tiranës, dhe trajtim paraprak të tyre. Autsorsi duhet të konsiderohet për të gjitha shërbimet, përfshirë këtu dhe elementë thelbësore të kontrollit të ushqimeve. Proçesi i çertifikimit duhet nxitur, pasi është në duart e kompanive private ” tha Berisha.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›