E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Avokati i Popullit nga opozita

Pas shqetesimit te Brukselit maxhoranca ka nxjerre ne skene nje tjeter oferte per PS-ne Avokatin e Popullit. I mbetur bosh prej me teper se nje viti per mungese kartonash te djathtet deklarojne se do te votojne cdo propozim qe socialistet do te sjellin si zevedesues te Dobjanit.

Pasi jam konsultuar me kryetarin e maxhorances kam marr nje oferte te re nga zoti Berisha per ti percjelle PS dhe opozites. Te sjellin ata vete emrin qe deshirojne sipas ligjit per te marr opozita kreun e organit kushtetues te Avokatit te Popullit me te njejtin kusht qe emri qe do vije te mos kete qene ne procese gjyqesore dhe politike te kohes se diktatures dhe mos te kete patur probleme me thyerjen e te drejtave te njeriut gjate ketyre viteve deklaroi Jozefina Topalli.

Institucioni kushtetues i Avokatit te Popullit prej mese nje viti drejtohej nga komisioneret pasi Emir Dobjanit i kishte skaduar mandati. Nje dite me pare Bashkimi Europian ngriti shqetesimin se ky institucion ka mbetur peng i krizes politike.

Oferta e znj. Topalli ne fakt eshte njekohesisht edhe shenje e deshperimit te pushtetit te Sali Berishes per te ndaluar me cdo kusht transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Pazari i pushteteve nuk eshte oferte per Partine Socialiste. Partia Socialiste ka kerkuar dhe vazhdon te kerkoje ne menyre konstante dhe te qendrueshme transparencen e zgjedhjeve te 28 qershorit si menyra me e mire per te garantuar zgjedhje te lira dhe te ndershme ne te ardhmen tha deputeti socialist Sajmir Tahiri.

Elona Gjylmi Azhornuar se fundi e merkure 03 nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›