E Diel, 1 Nëntor 2026

Sekuestrimi i droges vlera 500 mije euro dy ne pranga

Droga u kap ne Durres dhe kishte mberritur nga Santa Kruz ne Bolivi ka kaluar ne Roterdam te Holandes e me pas ne Durres.

Fillimisht u tha se droga ishte e llojit heroine por sot eshte saktesuar nderkohe qe jane bere publike edhe te arrestuarit per kete ngjarje. Gjate periudhes se tranzitimit te ngarkeses nga Roterdami ne La Valeta Malte dhe deri ne mberritjen ne Durres u mbajten komunikime te vazhdueshme dhe kembim i frytshem informacioni mes autoriteteve holandeze malteze dhe Zyres se Marredhenieve Jurdiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme.

Strukturat antidroge te Policise se Shtetit ne bashkepunim me sherbimin doganor ne kontakt te vazhdueshem dhe efikas me Prokurorine realizuan permbylljen me sukses te ketij hetimi duke bere sekuestrimin e kokaines si dhearrestuar ne flagrance shtetasit Ergys Salku dhe Eduard Pelushi lindur dhe banues ne Tirane me akuzen e trafikut te narkotikeve ne bashkepunim.

Ne njoftimin thuhet gjithashtu se ky hetim eshte i rendesishem jo vetem per shkak te bashkepunimit te suksesshem nderkombetar dhe te koordinimit shume te mire te strukturave ligjzbatuese ne Shqiperi por edhe sepse eshte nje nder hetimet me te rendesishme e me sasine me te madhe te kokaines se sekuestruar me destinacion territorin e Republikes se Shqiperise.

2010-11-03 1050

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›