Topalli Bujqesi turizem rruge

Në një takim në shtëpinë e rilindasit Pashko Vasa, Jozefina Topalli ndau
me qytetarët e Shkodrës projektet e ardhshme të qeverisë së djathtë.
"Eshtë në prioritet tona që të tregojmë një vëmendje të vecantë ndaj bujqësisë, turizmit, një vizion të vecantë për shfrytëzimin e turizmit malor. Do të mbyllim të gjithë infrastrukturën", tha Topalli. Sipas zonjës Topalli këto projekte do të krijojnë më shumë vende pune për qytetarët. Topi prezanton kandidatet ne veri Bamir Topi ishte në Peshkopi ku prezantoi kandidatët për deputetë të FRD-së, të kryesuar nga Sali Shehu. Zgjedhjet 2013 Meta: Marrëveshje e re më 23 qershor"Frontet e reja të punësimit" Rama: Komision i posaçëm për pronat "Padyshim që kam qenë po aq i ndjeshëm sa edhe ju, kur kam dëgjuar për nevojën e realizimit të rrugës së Arbrit, një rrugë historike, një rrugë e cila ka lidhur qarkun e Dibrës me Tiranën edhe atëherë kur nuk kishte një shtet normal në Shqipëri", tha Topi. Ndersa në Tirane, Topi u uroi per 1 Qershorin femijet e policeve qe kane dhene jeten ne krye te detyres. Basha në shtabin e PS-së Bashkia e Tiranës ka nisur rehabilitimin e bllokut 'Qemal Stafa' me një projekt prej 50 milionë lekësh, nga rruga 'Ibrahim Brahja'. "Nuk do të ndërhyjmë më asfalt elektoral, por me një projekt të thellë", tha kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Gjatë inspektimit të punimeve të kësaj rruge, kryebashkiaku Basha i bëri një vizitë të papritur shtabit elektoral të opozitës në njësinë bashkiake numër 3 ku takoi dhe kandidaten për deputete Lindita Nikolla. Milo, takime në Lezhë Paskal Milo zhvilloi një takim në Lezhë ku prezantoi kandidatët për deputetë të PDS dhe u kërkoi qytetarëve të zhdukin me votë politikanët që kanë zënë Shqipërinë për gryke. "Mund të blesh sot votën me para, por nuk mund të blesh shpirtin e lirë të shumicës së shqiptarëve që duhet patjetër të ndëshkojnë këta hajdutë, të cilët për fat të keq janë shumë nuk janë pak", tha Milo. / Top Channel