E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli-Bushatit Me 23 qershor 2/3 prej jush sdo jene ne Kuvend

Çështja e statusit dhe mosvotimi i tre ligjeve nga opozita ka krijuar tension në seancën parlamentare të së enjtes. Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli i ka kërkuar deputetit socialist Ditmir Bushati të dorëhiqet nga funksioni i kryetarit të komisionit parlamentar të integrimit, pasi ai, sëbashku me kolegët e tjerë socialiste me mosvotimin janë shkaku i vërtetë i statusit të munguar.

“Unë sa herë të gënjeni do ju them se gënjeni dhe i keni bërë dëm të madh Shqipërisë. Por me 23 qershor më shumë se gjysma prej jush nuk do jeni deputetë, dhe do ju vrasë dy herë ndërgjegjia. Të shtypnit 3 herë butonin për t’i dhënë statusin Shqipërisë. Keni me më kujtuar pas 23 qershorit. Unë do jem këtu. Ti ndoshta do jesh në Kuvend me 23 qershor për shërbimin që i bën kryetarit, ndërsa 2/3 s’do të jenë”, -tha Topalli.

“Unë do të dëshiroja të mos më ndërprisje dhe të tregoje se minimalisht nxjerr mësime, je në progres raport dhe e ke nxirë veten dhe postin që mban. Pas 23 qershorit do të respektoj në opozitë”, -u përgjigj në replikë Bushati

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›