Kuvendi miraton me votat e mazhorances SHIU-n dhe Pergjimet

Kuvendi ka miratuar vetëm me votat e maxhorancës projektligjin “Për përgjimin e telekomunikimeve” dhe “Për Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes”.
Pas shume debatesh në seancën e sotme Kuvendi ka miratuar projektligjin e parë me 68 vota pro dhe 50 kundër, ndërsa projektligjin e dytë me 68 vota pro dhe 48 kundër.
Seanca e sotme nisi me debate dhe akuza mes ligjvënësve socialistë dhe demokratë lidhur me dy draftet e propozuara nga qeveria.
Shqyrtuimi i Projektligjit për SHIU-n ka shkaktuar debat në seancë mes deputetëve të opozitës dhe mazhorancës.
Opozita ka akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes për mungesë të transparencës dhe për pengesë në të drejtën për ushtrimin e kontrollit parlamentar.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami i ka quajtur shpifje deklaratat e opozitës për përgjimet. Ndërsa ka theksuar se ligji i nënshtrohet kontrollit parlamentar dhe është pjesë e rrjeteve të NATO-s.
Nga foltorja e Kuvendit Ministri Imami është shprehur se për këto projektligje : “jemi këshilluar me shërbimet amerikane dhe na kanë sugjeruar nevojën e ndryshimeve ligjore, duke u bazuar në ligjshmërinë, objektivitetin, respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ruajtjen e informacionit të klasifikuar”.