E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli Demokracia vlere e jashtezakonshme

Tirane 19 shkurt NOA 8211 Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zgjodhi nje menyre te vecante per te perkujtuar 20-vjetorin e rrezimit te simboleve te diktatures komuniste duke zhvilluar nje takim me studente e studente 20-vjecare.
E shoqeruar nga deputetja Rajmonda Bulku njekohesisht pjesemarrese e levizjes se dhjetorit te vitit 1990 kryetarja e Kuvendit bisedoi dhe iu pergjigj interesimit te studenteve mbi jeten e veshtire ankthin friken dhe tmerrin qe kane perjetuar shqiptaret nen sundimin e regjimit komunist si dhe hapat e zhvillimit dhe progresit qe ka shenuar Shqiperia ne keto 20 vite etj.
shte nje moment i vecante qe bisedoj me ju eshte nje moment reflektimi per te gjithe ne. Ky eshte nje pervjetor shume i vecante. Ju nuk keni qene deshmitar te nje sistemi diktatorial ekstrem sic ka qene historia e regjimit perpara viteve 90 nje regjim i eger me i egri ne krahasim me te gjitha vendet e tjera te Evropes qe kane vuajtur nga ky sistem. Por perseri ne jemi nje komb qe dhe pas 500 viteve pushtim 50 viteve diktature perseri rilindja jone ka qene e orientuar nga perendimi nga vlerat e lirise dhe e demokracise dhe kjo eshte nje vlere e jashtezakonshme u shpreh kryetarja e Kuvendit.
Sipas saj demokracia eshte nje vlere e jashtezakonshme duhet perkujdesje per te dhe kjo duhet te behet nga te gjithe.

Duhet te besojme ne kete sistem duhet te besojme ne keto vlera kushdo qe te perpiqet qe ta kercenoje demokracine nuk duhet te lejohet kurre asnjehere. Ne jemi vendi qe kemi paguar me shume se kushdo tjeter mungesen e lirive dhe te te drejtave. Ne nuk mund te lejojme kurre per asnje arsye per ambicie individuale personale te pushtetit qe te kercenojne me dhune ne besojme tek zgjedhjet tek vota e lire tha ajo.

Me tej Topalli vleresoi se sot 20 vite pas rrezimit te diktatures me te eger komuniste ne Evrope Shqiperia ka bere hapa gjigante drejt zhvillimit dhe progresit te jashtezakonshem sot Shqiperia eshte vend anetar i NATO vend ku qytetaret levizin pa viza ne hapesiren Shengen dhe qe aspiron te behet anetare me te drejta te plota ne Bashkimin Evropian.
Nga ana e tyre gjate bisedes studentet denuan dhunen e 21 janarit dhe theksuan se dhuna ekstreme e paralajmeruar e ushtruar  gjate asaj demonstrate ishte nje traume e rende per shoqerine shqiptare.
Duke mbeshtetur shqetesimin e studenteve kryetarja e Kuvendit theksoi se 21 janari ishte nje skenar i turpshem dhe i paralajmeruar per marrjen e pushtetit me dhune me cdo cmim dhe me cdo mjet.
21 janari ishte nje dite e tmerrshme aq edhe e turpshme ishte e paralajmeruar e organizuar ishte nje dite tronditjeje per cdo shqiptar.  Por ate dite qytetaret dhe grupi kriminal prej 321 personash te skeduar per vrasje tentative vrasje droge kontrabande trafiqe e lane vetem.  Braktisja e dhunes prej qytetareve eshte pergjigjja me e mire qe mund ti jepet dikujt qe kerkon karrigen dhe pushtetin me cdo cmim dhe me cdo kusht. Ne demokraci nuk vendosin hunjte guret bombat molotov dhe as flaka qe hodhen ne oborrin e selise se Kryeministrise u shpreh ajo.
n.e/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›